Detaje të reja nga operacioni Oaz iku u arrestuan 11 persona, mes tyre një portier dhe trajneri i kombëtares së femrave, Armir Grima. Fabiol Rexhepi, ish-portier i Besëlidhjes, e më pas portier i Tërbunit në Pukë.
Rexhepi dhe Grima kanë qenë pjesë e grupit kriminal të Bajrajve në Shkodër. Pjesë e akuzave që rëndojnë mbi ta është dhe ajo e organizimit të llotarive të palejuara, ndryshe trukim ndeshjesh.
Armir Grimaj në listë
Kujtojmë që pjesë e grupit Bajri, nuk janë vetëm këta dy sportistë. I arrestuar është edhe Astmer Bilali, ish-kampion boksi, i dyshuar si shënjestra e atentatit ku u vra biznesmeni Arjan Ferracaku më 1 shtator të këtij viti. Ende nuk dihen detaje për metodën sesi grupi ka funksionuar dhe se cilat janë ndeshjet e trukuara nga Bajrajt, nëse bëhet fjalë për ndeshjet të kategorisë së parë, Superligës apo trukimi ka arritur edhe në nivel kombëtar.

Pas arrestimit të trajnerit të kombëtares së futbollit për femra, Armir Grima, ka ardhur dhe reagimi nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në një njoftim për mediat, FSHF thekson se ky institucion është i prirur të besojë tek pafajësia e Grimës, dhe se është duke ndjekur me qetësi ecurinë e kësaj ngjarje. FSHF thekson se do të presë vendimin e drejtësisë për Grimën.
Reagimi i plotë
Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me ngjarjen e fundit të komunikuar zyrtarisht nga ana e Policisë së Shtetit, për ndalimin e z.Armir Grima, aktualisht trajner i ekipit kombëtar të femrave të futbollit. FSHF në qëndrimin e saj është e prirur të besojë në pafajësinë e plotë dhe mospërfshirjen te trajnerit Armir Grima në rrjetet kriminale për të cilën është ndaluar nga ana e autoriteteve të rendit. FSHF mbetet shumë sensitive karshi kësaj ngjarjeje, por njëherësh është në pritje të zbardhjes së plotë të akuzës që rëndon mbi trajnerin Grima, duke pritur verdiktin e drejtësisë.
Një moment i tillë nuk mund të përbëjë objekt sulmi karshi Armirit, përsa kohë drejtësia nuk ka dhënë vendimin e saj, madje as nuk ka nisur ende të bëjë punën e saj.
FSHF do të ndjekë me shumë qetësi dhe seriozitet ecurinë e kësaj ngjarjeje, duke ftuar njëherësh të gjithë të presin mbylljen e procesit dhe të frenojnë emotivitetin e tyre momental karshi z.Grima që mbetet një familjar i shkëlqyer dhe një njeri me reputacion dhe personalitet të lartë në ambjentin e futbollit shqiptar, dhe jo vetëm.
Komente


ja dhe plerate hyyy
Përgjigju