TIRANE-Ylli Manjani ka reaguar lidhur me lajmin që po qarkullon se pritet të arrestohet ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla. Përmes një statusi në Facebook me ironi, Manjani shprehet se nëse me arrestimin e Llallës hapen negociatat atëherë për anëtarësimin në BE duhet arrestimi i kryeministrit Rama. Në reagimin e tij, ish-ministri i Drejtësisë sulmon edhe ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu.

Çështja penale kundër ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla e nisur një muaj më parë për 4 akuza nga prokuroria e Durrësit, mësohet se është transferuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Llalla do vijojë të hetohet nga kjo prokurori dhe se siç mësohet ka shumë gjasa që ish-kolegët e tij të nxjerrin në ditët në vijim, urdhër-arresti për ish-shefin e tyre, që drejtoi Prokurorinë e Përgjithshme për 5 vite me radhë.

Nëse me arrestimin e Tikut (siç flitet) kapim hapjen e negociatave, atëhere kur të arrestohet Rama logjikisht bëhemi anëtarë të BE!

Formulë interesante!

Natyrisht arrestimet do jenë politike, se ligji e drejtësia nuk ekzistojnë më!

Të jetë kaq budallaqe BE që ta hajë kaq trashë?!

Nejse, të paktën sistemohen me ndonjë punë tjetër pas Shqipërisë Lu dhe Lei, që në fakt janë për t’u ndëshkuar për sa eksperimente kanë bërë në këtë vend, jashtë çdo norme e rregulli diplomatik!

Shqiptarët burgun e kanë si ushtrinë tashmë. Për ta bërë e kanë! Lum ato që e hoqën!

Rilindje për të gjithë!

 

Ylli Manjani