Mark Esper: Polonia nuk është gati për një bazë të përhershme amerikane në Pentagon

Mark Esper: Polonia nuk është gati për një bazë të përhershme amerikane në Pentagon

Foto ilustruese

Një përgjegjës amerikan i Ushtrisë Tokësore në Pentagon, vlerësoi një ditë pas ofertës së presidentit polak, Andrzej Duda për të ngritur “Fort Trump” (Fortesa Trump) në vendin e tij, se Polonia nuk është ende gati që të ketë një bazë amerikane ushtarake të përhershme.

Zëvendësministri amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper ka deklaruar se gjatë vizitës së tij të fundit në Poloni, janarin e kaluar, ai kishte vërejtur se hapësirat e propozuara nga qeveria polake nuk ishin mjaftueshëm të mëdha për të mundësuar një stërvitje të përshtatshme për ushtarët amerikanë, kryesisht për artilerinë.

Mirëpo gjatë një takimi të martën me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Duda i kishte propozuar dy miliardë dollarë SHBA-së për të vendosur një bazë ushtarake të përhershme në vendin e tij, një iniciativë që mund të krijojë përçarje në NATO, ku Polonia është anëtare, por gjithashtu të rrisë edhe më shumë tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës