Plotësohet amaneti, Mid’hat Frashëri varroset në atdhe, pranë 3 vëllezërve Frashëri (Video+Foto)

TIRANE - Kanë mbërritur në Shqipëri, që nga SHBA eshtrat e shkrimtarit dhe politikanit, Mid'hat Frashëri. Arkëmorti mbërriti në aeroportin e Rinasit rreth orës 09:00 të kësaj të mërkure. Homazhet janë zhvilluar në Akademinë e Shkencave, ndërsa eshtrat e tij u varrosën pranë vëllezërve Frashëri në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës. Ai ishte nip i Frashërllinjve të mëdhenj, Samiut dhe Naimit. Mid'hat Frashëri la gjurmë si diplomat, politikan dhe shkrimtar. Arkëmorti i Midhat Frashërit është mbuluar nga flamuri kuqezi.

Për kthimin e eshtrave nga SHBA për në vendlindje të firmëtarit të pavarësisë dhe kryetarit të Kongresit të Manastirit, Këshilli i Ministrave akordoi fondin prej 3,239,400 lekë, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore. Mid'hat Frashëri ndërroi jetë në vitin 1949 në Nju Jork të SHBA-ve.

Në ceremoninë  e homazheve që janë zhvilluar tek Akademia e Shkencave në nderim të figurës së Frashërit, kanë marrë pjesë personalitete të shquara të jetës politike dhe publike në vend. Kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha nuk munguan në këtë ceremoni dhe thanë se Mid'hat Frashëri, ishte një burrë i rrallë dhe një promotor i luftës për liri. Ndërsa në ceremoninë që u zhvillua tek hyrja e Liqenit Artificial, kryeministri Edi Rama ka thënë se figura e Frashërit është një hije plot dije për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Kush ishte Mid’hat Frashëri:

Mid’hat Frashëri i biri i rilindasit të shquar Abdyl Frashëri, lindi më 25 mars 1880 në Janinë. Ai njihet edhe me pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka. Mid’hati e njohu shumë pak të atin e tij, ngaqë Abdyli vdiq i ri në burg. U rrit në kujdestarinë e xhaxhallarëve, rilindësve të shquar Sami dhe Naim Frashëri. Duke qëndruar pranë tyre, kreu edukimin e plotë akademik në Stamboll. Patriot, njeri i ditur, Mid’hat Frashëri ka mbajtur në zemër amanetin e të atit Abdyl Frashëri, i cili gjatë qëndrimit në burg, u vendos të ekzekutohej nga xhonturqit. Kur u pyetën Abdylin nëse dëshironte të thoshte diçka, ai është përgjigjur: “Po, unë kam një djalë të vogël. I thoni atij se në qoftë se dëshiron të ketë bekimin tim, duhet të vazhdojë punën që unë nisa, por mjerisht nuk e çova deri në fund dhe të sillet kështu siç po sillem unë”.

Deri në vitin 1905, Mid’hati punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore, i emëruar drejtor për punë politike të vilajetit të Selanikut. Filloi të aktivizohet në politikën shqiptare që në fund të shekullit XIX dhe u bë një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare. Mid’hat Frashëri ka qenë pjesëtar i klubit të Selanikut në Manastir, ku takoheshin patriotët shqiptarë. Gjithashtu ai nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte “Kalendarin Kombiar”, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Më 1901, botoi biografinë e parë kushtuar Naim Frashërit. Në botimet e ndryshme ai përdori edhe pseudonimin Ismail Malosmani.

Në korrik 1908 Mid’hat Frashëri themeloi gazetën “Liria” në Selanik, në vitet 1897-1928, botoi revistën “Kalendari Kombiar”, më 1909 themeloi revistën “Dituria”, në Selanik, pastaj në Kostancë dhe më vonë në Tiranë. Më 1908, mori pjesë dhe u zgjodh kryetar i Kongresit të Manastirit dhe nënkryetar i Komisionit të Alfabetit. Më 1909, 2-8.09, mori pjesë në Kongresin Kombëtar të Elbasanit. Mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 si delegat i Përmetit, Elbasanit dhe Pejës dhe nënshkroi Aktin e Shpalljes së Pavarësisë.

Në qeverinë e Ismail Qemalit u emërua Ministër i Punëve Botërore. Në kabinetet e Turhan Pashë Përmetit, në vitet 28.05.1914 – 03.09.1914, ishte Ministër i Punëve Botore dhe Post-Telegrafës, ndërsa në vitet 25.12.1918 – 29.01.1920, ishte Ministër pa Portofol. Ishte anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, në vitet 1919 – 1920.

Më 1920 përfaqësoi Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve, në vitet 1923-1925 ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi. Në vitet 1926 – 1939 hapi në Tiranë librarinë “Lumo Skendo”. I përndjekur nga regjimi komunist me akuzën si themelues i organizatës së Ballit Kombëtar, Mid’hat Frahsëri në përfundim të luftës u vendos në Itali e më vonë në Londër, ku krijoi Komitetin “Shqipëria e Lirë”. Mid’hati Frashëri nuk u martua. Varrimin e tij në SHBA e kanë organizuar përmes një ceremonie madhështore patriotët shqiptarë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:31
Eshtrat e Mid’hat Frashërit në atdhe, Plasari: Kulti i idealizmit shqiptar, bëri historinë e kombit

Me rastin e riatdhesimit të eshtrave të Mid’hat Frashërit në Shqipëri, studiuesi kritik dhe profesori i letërsisë, Aurel Plasari foli në ceremoninë e mbajtur për nder të tij duke e vlerësuar maksimalisht figurën dhe kontributin e dhënë prej tij.

Në fjalën që mbajti gjatë ceremonisë së ditës së sotme, të varrëzimit të eshtrave të tij, në Liqenin Artificial, studiuesi Plasari u shpreh se Mid’hat Frashëri do mbetet i patjetërsueshëm në misionin e tij, për dijen dhe kulturën që ofroi duke flijuar veten për të mirën e kombit të vet.

Ishte vetëflijues vullnetar me vetëdije të plotë, për ruajtjen e vlerave të kombit. Flijimi i vetes  vetes për idealet e kombit, Mid’hat Frashëri ishte nga ata aktorë veprues që bënë historinë e Kombit. Një personalitet si Mid’hat Frashëri, i cili ndonëse aristokrat nuk lakmoi kurrë kamje, në jetën e tij, për të cilën ka folur në veprën e tij edhe Vedat Kokona. Kryevepra që i dhuroi kombit ishte personaliteti i tij. Ai ishte kulti i kombit. Gjenitë si ai, të mëdhenj janë sipërmarrës provash për të cilët historia ka treguar që ka patur edhe dështime po edhe suksese të shënuara. Shpesh të ashtuquajturat gabime apo dështime të tij, kanë ardhur si pasojë e rrethanave.

Saktësimi që duhet bërë për figurën e Lumo Skëndos. Për Lumo Skëndon, një baraspeshë mes politikës dhe letërsisë asnjëherë nuk ka ekzistuar. Për të, shkrimtaria dhe politika nuk kanë qenë entitete të barabarta, këtë e ka  sqaruar vetë këtë , më fjalët e tij kur ka thënë, saktësoj: “Zgjimi dhe përparimimi i popujve ka nisur me veprën e shkrimtarëve”, fjalë që meritojnë të gdhenden si këshilla”.

 Ai ishte promovues i kultit i kombit. Promovim i këtij kulti lexohet si mision i cili ia ka përshkruar tej e tej krijimtarinë e tij . Zgjoi në shpirtin e njerëzve me rrënjë të thella ndjenjën e shqiptarizmës, ka ditur të ekzaltojë çdo gjë në lidhje me shqiptarësinë.  Qe evropian mes europianëve, por jo se jetoi në Shqipëri por sepse diti të ishte një model jetese, për të tjerët çka  dëshmon  për një intelektualizëm të lartë të tij.

Aurel Plasari, studiues

Ora 13:11
Plotësohet amaneti, eshtrat e Mid’hat Frashëri varrosen në Shqipëri përkrah vëllezërve Frashëri (VIDEO)

Është plotësuar sot amaneti i Mid’hat Frashërit për varrosjen e eshtrave të tij në Shqipëri. ceremonia është zhvilluar paraditen e sotme, ku kanë marrë pjesë personalitete, politikanë, si edhe kryeministri Edi Rama.

Amaneti i Mid’hat Frashërit ishte që të varrosej në Shqipëri, ndërkohë që arkëmorti me eshtrat e tij është vendosur përkrah babait Abdyl Frashëri dhe dy vëllezërve të tij, Naim, dhe Sami  Frashëri.

Ora 12:53
Ceremonia për rivarrosjen e eshtrave të Mid’hat Frashërit, Rama: Hije plot dije, s’i negocio bindjet e tij

Në hyrje të Liqenit Artificial në Tiranë është zhvilluar ceremonia  e rivarrosjes së eshtrave të Mid’hat Frashërit në Shqipëri. në këtë ceremoni ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka thënë se figura e Mid’hat Frashërit është një “hije plot dije”.

Rama gjithashtu tha se Frashëri nuk i ka negociuar kurrë bindjet e tij.

“Eshtrat e tij do prehen pranë vëllezërve Frashëri. Mid’hat Frashëri, hije plot dije. Mid’hat Frashëri iu kushtoi jetën studimeve të tij. Nuk i negocioi kurrë bindjet e tij. U dënua në mungesë nga gjyqi rraskapitës i një historie të shkruar nga fitimtarët për të ulur të mundurit. Mjaft me përdorimin e atyre që nuk janë më, duke iu vënë në gojë ato që nuk i ka thënë kurrë. U prehtë në paqe në dheun e Shqipërisë Mid’hat Beu, dhe koha pastroftë figurën e tij nga balta e hedhur.”-tha Rama.

Ora 11:18
Eshtrat e Mid’hat Frashërit në Shqipëri/ Në homazhe Basha e Berisha: Burrë i rrallë, qeveria bëri detyrën

Në homazhet që janë zhvilluar sot në nderim të Mid’hat Frashërit, pak orë pasi arkëmorti me eshtrat e tij u kthye në Shqipëri, kanë marrë pjesë personalitete dhe politikanë të njohur të vendit. Artdashës, qytetarë, e historianë kanë përshëndetur këtë vendim.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryedemokrati Lulzim Basha kanë hyrë njëri-pas tjetrit në këtë ceremoni.

Berisha ka thënë se Frashëri ishte një promotor i luftës për liri, ndërsa Basha tha se qeveria bëri detyrën me vendimin për të sjellë në Shqipëri eshtrat e Mit’hat Frashëri në atdhe.Sali Berisha: Mid’hat Frashëri, promotor i pareshtur i luftës për liri. Mit’hat Frashërit, ky burrë i madh i dha Shqipërisë, gjithçka kishte më të shtrenjtë. Kryesoi, bashkëkryesoi Kongresin e Alfabetit, vuri firmën në aktin themeltar të shtetit të shplajjes së pavarësisë, anëtar i qeverisë së parë të ismail Qemalit, një studiu dhe kolos i letrave, themelues i nacionalizmit qytetar shqiptar, udhëheqës kryesor dhe drejtues i ballit Kombëtar.

Pas lufte, i përzgjedhur nga angloamerikanët për kryeministër të Shqipërisë së lirë të çlriruar nga diktatura, për përmbysjen e Hitelirt shqiptar Enver Hoxhës, vasakl të Jozif Broz Titos. Atij që në një akt hakmarrës do të urdhëronte eliminimin e tij fizik në dhomën e hotelit në nju jork duke ëprdorur falangat e tij terroriste.

Pavarësisht se historia nuk ka qënë e drejtë për Mid'hat Frashërin, ai sot vjen e pushon në qiellin e e atdheut të tij, i nderuar nga mijëra shqiptarë, kurse ata që urdhëruan eliminimin e tij fizik, përfunduan në koshin e plehrave të historisë. Fjala direkt për Enver Hoxhën.'

Lulzim Basha: Kënaqësi që eshtrat e këtij burri të rrallë vijnë në Shqipëri. Ky burrë i jashtëzakonshëm është shembull që duhet të ndiqet nga shumë të tjerë. Dhanë për mëmëdheun gjithçka, duhet t’u jepet vendi që u takon.

Qeveria s’ka bërë asgjë më shumë sesa detyrimin për të nderuar këtë patriot të madh.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ismail: 15/11/2018 09:35

    Babai dhe dy axhallaret monumental, vigajte e historise sone kombetare, bejne qe populli shqiptare t'ia shlyeje njollen e vetme te ketij eruditi dalur nga Familja e Madhe e Frashellinjeve, qe, pervec kontributit historik-emblematik ka dhene, edhe afro 40 doktor shkencash deri sot."afer drurit te that,dixhet edhe i njomi",thot nje urreti e popullit.

    Përgjigju
  • lab: 14/11/2018 14:39

    Eshte i humburi i luftes eshte humbes ne politike eshte bashkpunotr i nazifashizmit historia do vlersaoi e meriton apo jo dhe gabim i nje lideri te majte veproi kunder ruzveeltit dhe curcillit farketuesit e aleances madhe antifashishtse boterore se bashku me stalinin .kolaboracionistet dihet paten fundin e fashtisteve dhe nazizsteve

    Përgjigju
  • Faik: 14/11/2018 13:12

    Hahahahahahahahahahhh ! Kryeministër QESHARAK dhe EDEPSËZ ! Të hanë Kokën Kriminelët me njeri-tjetrin , i tha dje Denis Mingës , kurse SOT shkon dhe NDERON TRDHTARIN e KOMBIT ! Nderon Përçarësin e Ballit Kombëtar !? Ju jeni FUNDËRRINA Politikanë ! Politikanë HAJDUTË , që VJEDHJEN Nuk e quajnë KRIM , por TRIMËRI dhe ZOTËSI , kurse të NDERSHMËRIN e quajnë FRIKACAK dhe të Pa Zotë !!! Ja ky është Edi Rama bashkë BANDITËT , KRIMINELËT dhe KRYEHAJDUTËT e PD dhe LSI ! FATOS LUBONJA i madh , ka shumë të drejtë , kur i quan BANDA KRIMINELË dhe KRYHAJDUTË që të gjitha PARTITË PLEHRA që ekzistojnë në SHQIPËRI! ZOTI ju MALLKOFTË dhe ju NDËSHKOFTË si mos më KEQ ISHALLA , që të gjithë ju POLITIKANËVE HORRA të pas Viteve 1990 !

    Përgjigju
  • Maks: 14/11/2018 09:40

    Shum mir beni qe i shkruani meritat ketij tradhetari bir i nje familje te shquar por beni njr gabim te madh kur shkruani me dy rreshta qe ai perndiqej nga komunistet pse themeloi ballin kombetar. Ai humbi luften me aleancen qe lidhi. Ai u bashkua me nazifashizmin ne luft kunder aleances bs.usa e angli. Kur dihet shum mir se cfar fundi paten pas luftes te humburit. Tani zoterinj mos genjeni popullin dhe rinin jepini ca i takon ketij tradhetari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Fier, ushtroi dhunë ndaj fëmijëve të mitur, 28-vjeçarja procedohet pas kallëzimit të ish-bashkëshortit

Fier, ushtroi dhunë ndaj fëmijëve të mitur, 28-vjeçarja procedohet pas kallëzimit të ish-bashkëshortit