Mbyllet panairi 'Ditënetët e Librit'/ Emrat që spikatën dhe çmimet

Kjo e diel ka shënuar edhe finalizimin e këtij panairi libri, i cili është shoqëruar edhe nga një sërë aktivitetesh të tjera kulturore. Emrat që kanë spikatur, duke fituar edhe çmime në këtë event kulturor, janë: Klara Kodra, studiuese, kritike letrare, Krenar Hadëri i vlerësuar për karrierën si përkthyes, Artur Sula Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ardian isufi, dekan në Universitetin e Arteve, Gaz Leka, Mjeshtër i grafikës dhe kopertinave dhe Noel Grosha si përfaqësuese e brezit të ri.

Ndërkaq nga shtëpitë botuese është vlerësuar ajo “Fan Noli”. Çmime kanë marrë edhe Hysen Dizdari për koleksionin e pullave të Skënderbeut dhe Dritan Demiraj, si shembull i disiplinës për të rinjtë.

E veçanta e këtij eventi, në ndryshim nga panairet e tjera, është se kultura dhe libri ishin në qendër të një diskutimi dhe debate të madh. Risi përbën edhe prezantimi i klubeve të librit dhe të krijuesve të cilët për herë të parë janë paraqitur në një event të tillë me stendat e tyre.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës