Mësim në kohë COVIDI/ FGJH s'ka vendosur nëse provimet do të bëhen online: Sa i përket kopjimit, teknikisht duhet punë nga ana e pedagogut

Për studentët rikthimi në auditore është një nga kërkesat që i kanë drejtuar zv.ministres së Shëndetësisë Mira Rakacolli. Aktualisht jemi në prag të sezonit të provimeve. FGJH çfarë ka programuar për këta studentë, a do të rikthehen ti zhvillojnë provimet në auditore apo do ti zhvillojnë online?

“Ne po e ndjekin situatën, me një koordinim të të gjitha strukturave shtetërore që merren me menaxhimin e situatës pandemike. Rektorati i Tiranës është në një lloj koordinimi të punës dhe për të arritur në një përfundim nëse do vijohet online apo do vijohet në mënyrë të përzierë apo në një mënyrë tjetër”, thotë Artur Sula, dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Por nëse provimi do të bëhët online kjo ngelet në dorën e profesorëve që duhet të hartojnë një tezë të veçantë.

 “Përsa i përket kopjimit, teknikisht duhet pak punë nga ana e pedagogut i cili kur të hartojë tezën të bëjë pyetjet apo si do ta zhvilloj provimin do të jetë online, apo do të jetë me shkrim. Por duhet punë që të bësh tezë të menduar, të bësh pyetje të menduara, sondazhe të menduara të cilat të jenë formuese mos të jenë kopjuese”, thotë Sula.

Aktualisht studentët vijojnë mësimin online që prej sezonit të dytë të vitit të kaluar. Komitetit Teknik i ekspertëve vendosi të lërë në fuqi këtë masë për një kohë të papërcaktuar por njoftoi se do ta ndryshojë atë në varësi të pandemisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë