Me foton nga shtrati, Elisa i jep lamtumirën ministrit Salvini: Faleminderit për dashurinë e sinqertë
Ministri italian Matteo Salvini dhe ish-e dashura e tij Elisa Isoardi
Kohët e fundit ministri italian Matteo Salvini dhe e dashura e tij Elisa Isoardi u vunë në qendër të të gjitha mediave italiane për shkak të puthjeve pasiononte që shkëmbyen në publik. Ata shfaqeshin kaq të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, por mesa duket gjithçka ka marrë fund mes tyre.
Lajmin e ka dhënë vetë Elisa me një postim prekës në rrjetin social Instagram. Isoardi ka publikuar një foto ku shihet në shtrat me ministrin Salvini të cilin e falënderon për dashurinë që i ka dhënë.
“Nuk është ajo që kemi dhënë për njëri tjetrin që më ka munguar, por ajo që duhej të jepnim akoma. Me të gjithë respektin për dashurinë e vërtetë që ka qenë. Faleminderit Matteo,”- shkruan drejtuesja televizive ,krahas fotos ku ka cituar poetin italian Gio Evan.
Foto e publikuar nga Elisa Isoardi në Insatgram
Ministri italian ka qenë i martuar më parë dhe ka dy fëmijë nga dy lidhje të ndryshme. Por në vitin 2015 u zbulua romanca mes Salvinit dhe Isoardit. Dyshja më pas e konfirmuan dashurinë e tyre, e cila tashmë mesa duket ka marrë fund.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.7%
-
Keq
61.2%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1669
Lajme të tjera
-
Vetë italianët nuk janë të habitur
26 Shtator 2022, 19:56
-
Dy ditë para zgjedhjeve, Berlusconi heq dorë nga gara për President: Italia sot ka nevojë për unitet, përtej dallimit mazhorancë-opozitë
22 Janar 2022, 20:27
-
Matteo Salvini: Nuk dua që dikush të ndjekë djalin tim 18-vjeçar nga pas me një shiringë vaksine
18 Korrik 2021, 18:42
-
Fotolajm/ Kreu i ekstremit të djathtë italian, Matteo Salvini me qeleshe shqiptare
23 Korrik 2020, 16:36
-
Covid/ Italia mund të zgjasë deri në 31 dhjetor Gjendjen e Jashtëzakonshme Shëndetësore
10 Korrik 2020, 15:20
-
Senati italian i hap rrugën gjykimit të liderit të 'Lega Nord', Matteo Salvini, akuzohet për rrëmbim dhe pengim të zbarkimit të emigrantëve (VIDEO)
12 Shkurt 2020, 16:59