Presidenti vendos datën kur do të zhvillohen zgjedhjet lokale të 2019

TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar datën 30 qershor si datën kur do të mbahen zgjedhjet lokale të 2019-ës.

Meta u takua më 31 tetor me palët e partive kryesore në vend, ku edhe u paralajmëra se zgjedhjet do të vendoseshin të dielën e parafundit ose të fundit të qershorit.

Jashtë Presidencës, numri dy i socialistëve, Taulant Balla përmendi si argument kërkesën e operatorëve turistikë. 

Zgjedhjet do të jenë mes dy të dielave të fundit të qershorit. Ne nuk propozuam një datë, por kujtuam një kërkesë të operatorëve turistikë që zgjedhjet të mos jenë afër kulmit të sezonit.

Taulant Balla, Kreu i Grupit të PS

Edmond Spaho hyri e doli me makinë, duke mos iu dhënë mundësi gazetarëve që të pyetej nëse partia e tij do të hynte apo jo në zgjedhje. Ndërsa nënkryetari i LSI-së, Luan Rama tha se partia e tij kërkonte garanci për standardet zgjedhore dhe moskapjen e tyre nga krimi. 

Për ne nuk është e rëndësishme një datë, por standardi i zgjedhjeve dhe ndarja e tyre nga ndikimi i bandave.

Luan Rama, Nënkryetar i LSI

Zgjedhet lokale të 2019-ës do të zhvillohen në datën e caktuar, ku edhe në 61 bashkitë e vendit qytetarët do të zgjedhin kryetarin që do të qeverisë zonën e tyre për katër vitet e ardhshme dhe këshilltarët bashkiakë. 

Paraditen e sotme, presidenti Meta zhvilloi një takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi me kërkesë të këtij të fundit. Burime për Report Tv pohuan se një nga temat e bisedës ishte çështja e dekretit të Sandër Lleshit. Por në një njoftim për mediat, Presidenca deklaroi se është folur për datën e zgjedhjeve dhe garën për KLSH-në.

D E K R E T

PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në nenin 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10928
Tiranë, më 05.11.2018

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës