Partia e Lirisë ka prezantuar sot programin “5 Prioritete për 4 Milion Shqiptarë+”, që sipas sekretares për rininë, Anisa Ibraj, shpalos vizionin afatgjatë të partisë opozitare për zhvillimin e vendit.
Sipas saj, programi vendos në qendër të politikave publike arsimin, të rinjtë, familjen, dijen dhe punën, me synimin për të ndalur shpopullimin dhe për të krijuar kushte reale për të rinjtë dhe çiftet e reja që të ndërtojnë jetën në vend. Një nga shtyllat kryesore të këtij programi është arsimi, për të cilin Partia e Lirisë propozon dyfishimin e buxhetit dhe rritjen e investimeve deri në 5% të PBB-së, si dhe trajtimin e mësuesisë si prioritet kombëtar. Programi parashikon gjithashtu mbështetje të drejtpërdrejtë për familjet dhe çiftet e reja, përmes pagesave për nënat pas lindjes, rritjes së bonusit të bebes, lehtësirave fiskale dhe politikave të reja të strehimit, përfshirë kredi të subvencionuara nga shteti. Paralelisht, propozohet mbështetje për të rinjtë nën 30 vjeç, përmes lehtësirave fiskale, granteve për startup-e dhe nxitjes së sipërmarrjes.
Deklarata e Sekretares për Rininë në Partinë e Lirisë, Znj. Anisa Ibraj.
'Programi i Partise se Lirise “5 Prioritete per 4 Milion Shqiptare+” eshte nje vizion i qarte per zhvillimin ekonomik, social dhe njerezor te vendit. Ky program nuk eshte thjesht nje pakete masash, por nje kontrate serioze me te ardhmen e Shqiperise, qe vendos ne qender te politikave publike te rinjte, familjen, dijen dhe punen. Ne thelb te ketij programi qendron nje e vertete e panegociueshme: pa arsim nuk ka zhvillim, pa dije nuk ka ekonomi te forte, dhe pa rini te mbeshtetur nuk ka te ardhme. Por po aq e rendesishme eshte edhe familja, sepse pa cifte te reja te mbeshtetura dhe pa kushte per te ndertuar jeten ne Shqiperi, vendi vazhdon te zbrazet. Partia e Lirise propozon nje ndryshim rrenjesor te modelit ekonomik dhe social, duke nisur nga arsimi dhe duke u shtrire drejt mbeshtetjes konkrete per te rinjte dhe ciftet e reja. Programi parashikon dyfishimin e buxhetit per arsimin, kerkimin shkencor dhe inovacionin, si dhe investimin ne nivelin 5% te PBB, mbi mesataren e Bashkimit Europian.
Mesuesia trajtohet si dege prioritare kombetare, me mbeshtetje financiare dhe profesionale, sepse arsimi cilesor eshte baza e cdo zhvillimi afatgjate. Paralelisht, ky program vendos per here te pare familjen dhe ciftet e reja ne qender te politikave shteterore. Parashikohet mbeshtetje financiare per nënat pas lindjes, me pagesa ne masen 70 deri ne 100% te pages per dy vite, trefishim i bonusit te bebes dhe lehtesira fiskale per familjet me dy ose me shume femije. Keto masa nuk jane sociale ne kuptimin minimalist, por investim demografik dhe ekonomik. Per ciftet e reja, programi ofron kredi deri ne 20 mije euro, ku interesat i paguan shteti, si dhe politika konkrete per strehimin, duke perfshire ofrimin e banesave sipas modeleve europiane, krijimin e fondit te banesave per ciftet e reja dhe blerjen me kosto te ulet te banesave te pashitura. Per blerjen e shtepise parashikohen interesa te subvencionuara dhe ulje e kredise sipas numrit te femijeve, duke e kthyer strehimin nga problem ne mundesi reale. Programi gjithashtu parashikon rimbursime per shpenzimet baze ushqimore, mbeshtetje falas me ushqim dhe suplemente gjate shtatzenise, mbulim te plote te barnave per nenat dhe femijet deri ne nje vit, si dhe garantimin e jetes ne çerdhe, kopshte, shkolla dhe ambiente rekreative per cdo femije. Keto masa krijojne siguri sociale dhe ulin pasigurine qe sot i shtyn ciftet e reja te shtyjne ose te heqin dore nga ndertimi i jetes ne Shqiperi. Ky vizion lidhet drejtperdrejt me ekonomine prodhuese. Me krijimin e lehtesirave per te rinjte nen 30 vjec, krijohen kushte reale per pune, sipermarrje dhe karriere. Mbeshteja per startup-e, grantet deri ne 20 mije euro per te rinjte dhe lehtesirat fiskale jane mekanizma konkrete per ta kthyer energjine rinore ne vlere ekonomike. Si Sekretare e Rinise jam besimplote, se rendesia qe i jepet te rinjve dhe ciftet e reja ne kete program eshte thelbesore. Pa te rinj qe punojne, krijojne familje dhe qendrojne ne Shqiperi, nuk ka as zhvillim ekonomik dhe as stabilitet shoqeror. Shqiperia nuk ka mungese potenciali, as mungese njerezish te afte. Ka mungese vullneti politik dhe vizioni afatgjate. Programi “5 Prioritete per 4 Milion Shqiptare+” tregon se ky vullnet ekziston dhe se ndryshimi eshte i mundur. Sepse Shqiperia e se nesermes ndertohet me njerez qe e duan e vendin me mundesi e vizion'.
Komente








