Ndalimi i fishekzjarreve, qytetarët mbështesin vendimin: Të përdoren nga bashkia, janë të rrezikshme, e kemi pësuar vetë

Vendimi i tre ministrive për të ndaluar fishekzjarret dhe kapsollat për t’u përdorur edhe në rastin e festave të fundvitit, ka gjetur menjëherë mbështetjen e qytetarëve. Report Tv ka pyetur rastësisht qytetarë të ndryshëm të cilët njëzëri shprehen pro këtij vendimi. Disa nga qytetarët kanë mbështetur idenë që fishezjarret që përdoren vetëm nga Bashkia me rastin e festave, por jo nga qytetarët. Të tjerë nuk kanë ngurruar të tregojnë edhe histori të tyre, kur janë dëmtuar nga fishekzjarret.

“Mirë shumë, duhet të bëhej më herët. Vetëm bashkia t’i bëjë këto gjëra, jo qytetarët. Bëhen goxha dëme. Fishekzjarret që hedh bashkia janë Ok, po këto fishekzjarret që na hidhen nëpër këmbë, janë probleme. Nuk janë të kontrolluara nga shteti, apo kush i shet. Nuk dihen çfarë material janë ndërtuar, ato që vijnë nga Kina dihet që janë të rrezikshme. Për mua shumë mirë që janë ndaluar. Jemi me fëmijë të vegjël, shumë mirë që janë ndaluar. Është e sigurtë që s’lejohen fishekzjarret. Janë të dëshme, na japin frikë. Janë mjete të rrezikshme, ne jemi të vetëdijshëm që janë të dëmshme. Njëherë m’u dogjën çizmet dhe xhupi, shumë mirë që u ndaluan. ”-shprehen disa qytetarë për Report Tv.

Ditën e sotme, Report Tv zbardhi vendimin e tre ministrave, Sandër Lleshaj, Olta Xhaçka dhe Arben Ahmetaj, për të ndaluar futjen dhe përdorimin e fishekzjarreve dhe kapsollave në Shqipëri. sipas këtij vendimi, fishekzjarret do të lejohen të futen në Shqipëri vetëm në raste festash kombëtare ose lokale të organizuar nga institucionet publike. (Lexo këtu).

Ndalimi i lëndëve plasëse, piroteknike dhe fishekzjarrëve ka sjellë një debat në distancë në rrjetet sociale mes ish-kryeministrit Berisha dhe ministrit Lleshaj. Berisha tha se qeveria vendosi të ndalojë fishekzjarret, pasi Rama ka frikë se “qytetarët e revoltuar” do e qëllojnë. Ndërsa ministri Lleshaj u shpreh se festat nuk festohen me armë dhe shpërthime. (Lexo këtu)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH

Arrestimi i Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH