TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar ndaj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se pasardhësi i tij, Edi Rama i ndaloi fishekzjarrët nga frika se mos studentët apo qytetarë të revoltuar gjuajnë me fishekzjarre ndaj tij.
“E verteta eshte se ato u ndaluan ne Shqiperi jo per shkak te plagosjes ne dy gishtrinjte e njeres dore te oficeres se policise, sepse çdo vit ne urgjencat e spitaleve jane mjekuar qytetare te plagosur nga perdorimi i pakujdesshem i fishekzjarreve, por ato ndalohen vetem e vetem nga frika se mos studentet apo qytetare te revoltuar gjuajne me fishekzjarre Edvin Kistaq Frikacakun dhe ky eshte nje akt i turpshem amoral, me te cilin ai per te qetesuar tmerret e tij te brendshme shpirterore u prish festen e Krishtlindjes dhe Vitit te Ri femijeve dhe familjeve shqiptare,”-shkruan Berisha.
Postimi i plotë i Berishës:
Më anë të një statusi në Twitter, Lleshaj sqaron ish-kryeministrin se ndalimi i përdorimit të lëndëve të rrezikshme piroteknike është shërbim ndaj sigurisë publike dhe jetës njerëzore.
“Ithtarët e eksplozivëve duhet të kuptojnë se në vendet normale, festat nuk bëhen as me shpërthime as me armë,”- shkruan Lleshaj.
Postimi i plotë i Lleshaj:
Ndalimi i përdorimit të lëndëve të rrezikshme piroteknike është shërbim ndaj sigurisë publike dhe jetës njerëzore. Ithtarët e eksplozivëve duhet të kuptojnë se në vendet normale, festat nuk bëhen as me shpërthime as me armë.
Më 18 dhjetor nga tre ministritë (Ministri i Brendshëm, Ministri i Mbrojtjes dhe Ministria e Financave) u firmos urdhëri për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve, të cilët përbëjnë një rrezikshmëri të lartë për përdorimin në masë të gjerë në publik. Për më shumë detaje lidhur me urdhërin (LEXO KËTU)
Ndërkohë nga autoritetet përkatëse të Policisë së Shtetit kanë filluar kontrollet në bizneset dhe në tregjet që prej fillimit të muajit dhjetor, për më shumë detaje (SHIKO KËTU)
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.9%
-
Jo
37.8%
-
Nuk e di
13.3%
Vota total: 1916
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, avokati Beqiri zbulon: E di Malësia e Gjakovës ç'ndodhi në shtëpinë e Saliut në 1943 dhe pjellë e kujt është
13 Janar, 17:55
-
Berisha e Bardhi i ‘turren’ sërish Olsi Ramës! Pretendimi i ish-kryeministrit: Letër anonime në BKH, Olsi në foto me drejtuesin e bandës së Xibrakës
13 Janar, 13:47
-
Namir Lapardhaja: Rasti Zhukri dhe pse Berisha sokëllin për 1 nga 9 gjyqtarët e Kushtetueses
13 Janar, 13:21
-
Alibeaj i përgjigjet Berishës: Hakmarrje pse votova për heqjen e imunitetit të tij te Mandatet! Të merret me hallet që ka me Drejtësinë, po mban peng PD
13 Janar, 13:18
-
'Thuhet se një nip i zotit Berisha është pronar i një trageti dhe se Gazidede përgjon deputetët', akuzat e Teodor Kekos në Kuvend
13 Janar, 13:03
-
Berisha: Jemi pro ndryshimit të Kodit vetëm për votën e Diasporës! Sulmon gjyqtaren Xhaferrllari: Të largohet, ka shkelur ligjin
13 Janar, 12:58
-
'T’ka ik hunda shtrembër, mos fol për drogë...!', Rama i përgjigjet komentuesit: Ma thyen njerëzit e katran Berishës se i kërkova dorëheqjen! (VIDEO)
12 Janar, 17:00
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik
12 Janar, 14:53
-
Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera
12 Janar, 12:48
-
Asnjë provë për përfshirjen e Olsit në dosjen 'Xibraka'! Rama paralajmeron padi edhe për Bardhin për kallëzim të rremë: Një “Babale 2”
12 Janar, 12:05
..bravo..,1000 here"..,gjoja ma e mire" qe keni bere"!..,s"ka kompromise...,weg..,aus...!
Përgjigjuna kane rene veshet rehat, se na cane trapin cdo vit. sa per te demtuar cdo vit ka pasur te djegur e te gjymtuar.
Përgjigju