Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i ka kërkuar Kontrollit të Lartë të Shtetit, që të kryejë një hetim dhe auditim për Korporatën e Investimeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se Korporata e Investimeve është kthyer në një kuti të zezë, ku ka mungesë informacioni dhe transparence.

“Pak ditë më parë, i kërkova Kontrollit të Lartë të Shtetit, që të kryejë, një hetim, një auditim, një kontroll të plotë për Korporatën e Investimeve. Korporata e Investimeve është kthyer në një kuti të zezë, me një mungesë totale informacioni, me një mungesë totale transparence, për të gjitha procedurat që ajo po jep.", deklaroi deputetja.

Tabaku shtoi se korporata është kthyer në marrësin më të madh të lejeve të ndërtimit dhe ka dhënë troje publike pa llogari dhe konsideratë për ligjin.

"Sipas raportimeve mediatike, janë pithuajse 18-19 leje që ajo ka dhënë, për institucione kyç, nga shkolla te shtëpia e fëmijës, në ndërtime në jug të vendit, duke dhënë asete, troje publike, pa asnjë procedure, pa asnjë trancparencë, pa asnjë llogari dhe konsideratë për ligjin, për të ndërutar, duke mos ditur se kush i përfiton këto troje publike. I kam nisur edhe një shkresë tjetër Korporatës së Investimeve, për të kërkuar atë informacion që duhet ta kishin publikuar sipas ligjit. Koorporata e Investimeve është kthyer në një kuti pandore, që po të hapet, jam e sigurt ato që kemi parë për AKSHI-n dhe ministritë do jenë asgjë, krahasuar me atë që fsheh Koorporata e Investimeve. Po kthehet në marrësin më të madh të lejeve të ndërtimit. Porcedurat nuk kanë qenë transparente”, theksoi ajo.