Ndalimi i kreut të PD-së në Gramsh, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët gjatë detyrës

Ndalimi i kreut të PD-së në Gramsh, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët gjatë detyrës

Policia e Shtetit ka reaguar pas ndalimit të kreut të PD-së në Gramsh, Elmaz Haruni.

Në një njoftim zyrtar, Policia sqaron se Haruni është proceduar në gjendje të lirë për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.

Në njoftim thuhet se Haruni nuk ishte në gjendje të dehur, por personi që e shoqëronte, njëherazi drejtues i mjetit, Artur Rodhe, rezultoi i dehur në masën 0.85mg/l.

Njoftimi i plotë:

Në zbatim të planit te masave nga  Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve rrugore, shërbimet e Policisë Rrugore  të vendosura në hyrje të qytetit të Gramshit, kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Benz” me targa AA 387 MR, me drejtues shtetasi Artur Rrodhe, 39 vjeç, banues në Gramsh, ku në mjet ndodheshin si pasagjerë shtetasit E.H.,51 vjeç, banues ne Gramsh dhe shtetasi E.Z, 35 vjeç, banues ne Gramsh.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të mjetit, pasagjeri shtetasi E.H., ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e policisë të cilët ishin duke kryer detyrën. Nga ana e shërbimeve të policisë u bë shoqërimi i mjetit tip “Benz” me targë AA 387 MR me gjithë personat në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan.

Pas bërjes së testit të alkoolit drejtuesi i mjetit shtetasi Artur Rrodhe rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.85 mg/l, i cili u arrestua në flagrancë, ndërsa shtetasi E.H., pas përfundimit të veprimeve të kryera nga OPGJ i Prokurorisë u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 242 të Kodit Penal.


Lajmi kryesor:

“By**q*ra, këlyshë të Fatmir Xhafës”/ Kreu i PD në Gramsh kërcënon policët: Mbajeni mend ç'kam për t’ju punuar! /Video


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion