Gramsh- Report Tv ka siguruar videon e plotë të konfliktit mes kryetarit të PD-së në Gramsh dhe punonjësve të Policisë. Elmaz Haruni, i shoqëruar me një tjetër shtetas, të quajtur Artur Rodhe me pozicion Sekretar organizativ i PD-së në Gramsh, kanë kundërshtuar urdhërin e uniformave blu për të dalë nga makina e për t’u t’u shoqëruar në Komisariat.

Në momentin që Haruni u ndalua nga Policia, qëllon me grusht xhamin e makinës. Rodhe, që drejtonte mjetin i kthehet “ça ke me xhamin mor burrë?”.

Disa çaste më vonë, Haruni nxehet dhe kërkon të dalë nga makina me forcë duke shtyrë derën me këmbë, pasi thotë se nuk ka bërë asgjë për t’u ndaluar nga policia. Ai ofendon dhe kërcënon uniformat blu. Gjatë konfliktit, nuk kanë munguar shprehjet banale dhe paralajmërimet e herëpashershme se Elmaz Haruni nuk është qytetar i thjeshtë por është kryetar i PD-së në Gramsh.

Ditën e djeshme, Partia Demokratike dhe deputeti Luçiano Boçi ngritën shqetësimin se Policia e Shtetit kishte ndaluar padrejtësisht Elmaz Harunin, për mosvënie të rripit të sigurimit. Deputeti Boçi akuzoi Policinë e Shtetit për një arrestim politik.

"Ditën e zhvillimit të Aktivit të degës së Partisë Demokratike, me pretekstin e mosvënies së rripit të sigurimit, policia private e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt arreston Kryetarin e PD Gramsh Elmas Harunin dhe sekretarin organizativ të kësaj dege. Ky është një arrestim i pastër politik dhe dëshmi e dorëzimit të policisë para krimit dhe trimërimit të saj pa arsye para qytetarit."-tha Boçi në emër të PD.

Më poshtë mund të lexoni  të zbardhur të plotë momentet kur kreu i PD-së Gramsh, kundërshton policët.

Debati i plotë:

Qytetar: Qetësohu, o qetësohu

Kryetari i PD-së në Gramsh: Me këta by*q*ra je dhe ti?

Polici: Të lutem zotëri me fjalorin

Kryetari i PD-së në Gramsh: Mbaje mend Tomorr Rama, kaq të them, mbaje mend, çkam për të punuar. O by*qi*ra o hashashxhinj.

Sekretari organizativ i PD-së në Gramsh: Më the ndalo, ndalova

Kryetari i PD-së në Gramsh: Hape mo derën se plasa, o ju qi*sha motrën! Hape derën! A ju q*sha motrën! A ro*t!. Mbaje mend ti! Ti, ti o by*q*r…

Qytetari: O xha Elmaz, këtu se po flasim bashkë…

Kryetari i PD-së në Gramsh: Ik ere mbushu

Shoferi: Nuk të takon të mbash çelësin.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Ça ke moj zonjë? Hape derën të dal o burrë…Kemi gjë drogë?

Polici: Asgjë

Kryetari i PD-së në Gramsh: Ça kemi brenda? Ndalon kryetarin e PD-së së Gramshit, ça ke?

Polici: Ju lutem qetësohuni. Unë s’di gjë fare, unë duhet të bëj detyrën.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Ej, shëno aty! Kryetari i Partisë Demokratike, ndalohet si person…pse qarkullon

Polici: I pirë.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Ejjjjjjj…Mos ashtu ti, mbaje mend çdo të të punoj unë ty.

Polici: Po mirë mo dakord.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Mbaje mend. As më rruhen le*të. E di çje ti për mua? Një këlysh i Fatmir Xhafës.

Dhe po të të dojë tr*pi ty, unë s’vij më. Çfarë kam shkelur?

Polici: Ju lutem dilni.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Vetë e kruajte b*thën mo! E di çtë bëj unë ty.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Ça kam shkelur unë me ty mo. E di ça ke bërë ti mua sot? Tani se hap më unë derën, vazhdo vazhdo, filmoje

Polici: Mund të dalësh, s’është nevoja ta bëjmë kaq kështu.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Kanë ndaluar kryetarin e PD-së thjesht se qarkullonte.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:20
PD nxjerr një tjetër video, Boçi: Kryetari i Gramshit u provokua dhe u mor zvarrë

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka reaguar pas videos së publikuar ku kryetari i degës së PD, në Gramsh ofendon dhe kërcënon policët. Ai publikon një tjetër video nga ngjarja, që pretendon se është e plota dhe ku sipas tij efektivët e provokuan Elmaz Harunin.

Elmasi u provokua deri në kufijtë e së pamundurês, me forca e britma policore të shumta, kur ishte thjesht dhe vetëm një pasagjer. Kushdo do kishte kundërshtuar këtë maskaradë politiko-policore.

Ishte në rrugën e tij dhe në jetën e tij.

U rrethua, u dhunua, u bllokua në makinën e tij e më pas e morën zvarrë, (sic e sëshmon video) pa asnjë shkak nga policia politike dhe reagoi.

Manipulimet që serviren me fragmente që i interesojnë policisë, nuk e mbulojnë faktin e përdorimit të saj politik si mashë për të luftuar kundërshtarët politikë me cdo mjet e për të favorizuar Yaristët, kanabistët, trafikantët e kriminelët me e pa kostume rrezëllitse.

Luçiano Boçi

Ora 12:59
“Shikoni Lulzim Bashën e Gramshit,” Balla reagon për kryetarin e PD-së: A do ta tërhiqni baltën e djeshme?

Pas ngjarjes së djeshme në Gramsh, ku kryetari i degës së PD-së në këtë qytet u konfliktua me efektivët e policisë, ka ardhur edhe reagimi i parë nga PS.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të socialistëve, në një  postim në Facebook, pyet nëse PD do ketë kurajo të kërkojë falje për përfaqësuesin e saj në Gramsh, dhe se a do ta tërheqë PD baltën e hedhur drejt Policisë së Shtetit.

Reagimi i plotë:

Shikoni dhe dëgjoni Lulzim Bashën e Gramshit....

Dje Partia Demokratike reagoi shumë ashpër kundër Policisë së Shtetit për një arrestim “politik” të Kryetarit të kësaj partie në Gramsh me emrin Elmas Haruni.

Por sot Policia e Shtetit ka sqaruar edhe me pamje incidentin që e bën tërësisht fajtor këtë person.

Policia e shtetit ka sqaruar ngjarjen e ndodhur dje me kreun e Partisë Demokratike të Gramshit Elmas Haruni i cili nuk iu bind urdhërit të forcave blu madje dhe i ofendoi ata.

Në nje deklaratë për median policia bën me dije se mjeti ku udhëtonte Haruni është ndaluar për një kontroll në hyrje të Gramshit, por gjatë kontrollit të dokumentacionit kreu i PD-së ka kundërshtuar dhe ofenduar me një gjuhë rrugaçërore punonjësit e policisë.

Më pas policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan makinën me gjithë personat që ndodheshin brenda.

Pas këtyre pamjeve, pyetja është a do ta tërheqë PD baltën e mbrëmshme?

A duhet zyrtarisht PD të kërkojë ndjesë publike për Lulzim Bashën e Gramshit?

Ora 11:28
Ndalimi i kreut të PD-së në Gramsh, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët gjatë detyrës

Policia e Shtetit ka reaguar pas ndalimit të kreut të PD-së në Gramsh, Elmaz Haruni.

Në një njoftim zyrtar, Policia sqaron se Haruni është proceduar në gjendje të lirë për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.

Në njoftim thuhet se Haruni nuk ishte në gjendje të dehur, por personi që e shoqëronte, njëherazi drejtues i mjetit, Artur Rodhe, rezultoi i dehur në masën 0.85mg/l.

Njoftimi i plotë:

Në zbatim të planit te masave nga  Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve rrugore, shërbimet e Policisë Rrugore  të vendosura në hyrje të qytetit të Gramshit, kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Benz” me targa AA 387 MR, me drejtues shtetasi Artur Rrodhe, 39 vjeç, banues në Gramsh, ku në mjet ndodheshin si pasagjerë shtetasit E.H.,51 vjeç, banues ne Gramsh dhe shtetasi E.Z, 35 vjeç, banues ne Gramsh.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të mjetit, pasagjeri shtetasi E.H., ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e policisë të cilët ishin duke kryer detyrën. Nga ana e shërbimeve të policisë u bë shoqërimi i mjetit tip “Benz” me targë AA 387 MR me gjithë personat në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan.

Pas bërjes së testit të alkoolit drejtuesi i mjetit shtetasi Artur Rrodhe rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.85 mg/l, i cili u arrestua në flagrancë, ndërsa shtetasi E.H., pas përfundimit të veprimeve të kryera nga OPGJ i Prokurorisë u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 242 të Kodit Penal.