Nga Dragoti, te Tapiza dhe Zëmblaku/ 7 urat e reja që do të ndërtohen

Nga Dragoti, te Tapiza dhe Zëmblaku/ 7 urat e reja që do të ndërtohen

Ura e Zëmblakut e demtuar nga permbytjet

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të ndërtojë 7 ura të reja në disa segmente që konsiderohen si kyçë për shkak të trafikut. ARRSH po kërkon një konsulent që do të hartojë studimin për 7 projektet, të cilat janë; Ura e Leklit, Dragotit, Ura e Vorës, Tapizës, Zëmblakut, ura që lidh rrugën Levan-Tepelenë me Dragot-Tepelenë, rikonstruksionin e urës së Kaludhit si dhe një nyje në disnivel në Bushnesh, që është pjesë e aksit Milot-Thumanë e ndërtuar kohët e fundit.

Ura e Tapizës që ndodhet në aksin Kamëz-Fushë Krujë është ndërtuar rreth 50 vite më parë. Ura e Leklit është ndërtuar në vitin 1925 nga italianët dhe është urë konstruksion metalik. Ura e Dragotit 108 metra është ndërtuar në vitin 1935 me projekt italian. Ura e Zëmblakut me një gjatësi 50 metra ndodhet në aksin rrugor “kryqëzimin Zëmlak-Doganë Goricë, ndërsa gjatë viteve të fundit ka pësuar shumë dëmtime.

Ura në aksin Levan- By pass Tepelenë dhe Dragot-Tepelenë pritet që të reduktojë trafikun në drejtimin e Përmetit. Ura e Vorës është ndërtuar rreth viteve 80, ndërsa është amortizuar. Ura e Kaliudhit ndodhet në aksin rrugor Përmet-Çarshovë ka pësuar dëmtime të shumta nga përmbytjet e viteve të fundit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Nis sot zbatimi i Amnistisë Penale, 3800 përfitues! Lirohen 700 të burgosur, ulje dënimi për 400 të tjerë

Nis sot zbatimi i Amnistisë Penale, 3800 përfitues! Lirohen 700 të burgosur, ulje dënimi për 400 të tjerë