POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Nga transferimi në Itali, gabimi kundër Dortmundit tek shkolla në Kosovë, Berisha i rrëfen të gjitha

Portieri i Kombëtares shqiptare Etrit Berisha

Portieri i Kombëtares shqiptare Etrit Berisha, i cili gjithashtu mbron portën e Atalantës në “Seria A”, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Gazzeta della Sport”. 29-vjeçari pati një fillim sezoni të vështirë, por me kalimin e kohës arriti të bindte Gasperinin dhe u rikthye të ishte titullar. Pas kësaj vështirësie, ai rrëfen shumë nga karriera e tij. Që nga transferimi në Itali, gabimi në “Europa League” kundër Dortmund-it si dhe planet për të ardhmen, do t’i gjeni të gjitha në një rrëfim special të portierit.

Fillimi në Itali: Kisha oferta të ndryshme, por Tare ishte vendimtar dhe e falënderoj. Isha një hap larg nga Kievos (nënshkrova një kontratë paraprake që më pas u anulua). E pamundur të refuzoja Lacion, por pas 3 sezonesh si i dytë pas Marketit kam dashur të bëhem protagonist. Bergamo ishte një sfidë e re, një shans për të treguar vlerën time.

Gjendja aktuale: Përvoja ndihmon shumë, ashtu si edhe gabimet. Eliminimi me Borusian i ka dëmtuar të gjithë. Kam vuajtur, por ai episod e forcoi karakterin tim. Sot jam i lumtur dhe e imagjinoj të ardhmen time këtu. Klubi është ambicioz dhe nuk luftojmë për mbijetesë, kështu që s’kam se çfarë kërkoj më shumë.

Europa: Do të varet nga pjekuria jonë. Ne kemi 28 pikë dhe 4-5 mungojnë për gabimet tona duke përfshirë gola që mund të shmangeshin. Renditja është e mirë, por duhet të arrijmë objektivat.

Roli i portierit dhe më të mirët: Futbolli ka ndryshuar shumë dhe tashmë hyjnë shumë në punë edhe këmbët. Vetë Gasperini kërkon që aksionet të nisin që nga porta. Golini është një djalë dhe lojtar i shkëlqyer, ka një rivalitet të drejtë, por unë kam punuar gjithmonë për të pasur mundësi dhe që të jem siguri për shokët. Loris, Pikford, Handanoviç dhe Oblak janë më të mirët. Në Itali, përveç Samir Handanoviçit, unë them Donarumma, e ardhmja i përket atij, si edhe Kranjo që është i jashtëzakonshëm. Nuk e harroj shokun tim Strakosha.

Ëndrra: Dua të luaj në Champions luajtur në Champions dhe të fitoj një trofe. Do të ishte gjëja më e mirë që mund të bëj me Atalantën.

E ardhmja: Dua që të merrem me zbulimin e talenteve dhe shpresoj shumë që të hap një shkollë futbolli në Kosovë.

ke.mu.
Komento