Nis në Tiranë edicioni i 14-të i garës më të vjetër në Ballkan 'Rally Albania'

Një spektakël plot surpriza në sheshin “Nënë Tereza” çeli dje në Tiranë edicionin e 14-të të garës më të vjetër në Ballkan “Rally Albania”, ku 180 sportistë nga 15 vende të ndryshme të botës do të garojnë nga data 9-16 qershor në 4 kategori: Moto, Quad, Makina dhe Ssv.



Pjesëmarrësit u bënë pjesë e festës së madhe mbrëmjen e së shtunës në qendër të Tiranës, e cila paralajmëron startin e një gare plot adrenalinë në territorin e Shqipërisë. Për të përshëndetur pjesëmarrësit e ardhur nga shumë vende të botës, ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili deklaroi se ajo që e bën Tiranën ndryshe nga shumë qytete të tjera është gjallëria që ka jeta e qytetit në çdo orë.

“Taksitë elektrike, biçikletat, shumë shpejt edhe autobusët elektrikë, janë mënyra se si mund të kapërcejmë disa etapa. Beteja për biçikletat në Holandë nuk është fituar para qindra vjetësh, por është fituar në vitet ’70, kur qytetet kuptuan se nëse secili përdor makinë, qytetet do të kolapsojnë. Po shohim se çfarë ka funksionuar në qytetet e tjera dhe po i zbatojmë në Tiranë”, tha Veliaj, teksa ftoi qytetarët që të përdorin si mjet transporti biçikletat Mobike.

Por, surprizat këtë verë nuk kanë fund. Kryebashkiaku tha se qytetarët e Tiranës do të mund të ndjekin sfidat e Kampionatit Botëror të Futbollit me familjen e tyre nga arena gjigande që po ngrihet në sheshin “Skënderbej”, i cili pas transformimit që ka pësuar nga Bashkia e Tiranës, është tërësisht në dispozicion të këmbësoreve dhe aktiviteteve të ndryshme social-kulturore.

“Qyteti është bërë më i jetueshëm pothuajse në çdo shesh. Po përgatisim sheshin “Skënderbej” në një arenë të madhe sportive për Kampionatin Botëror. Ka diçka te Pazari i Ri, ka diçka te Muzeu, pra qyteti është bërë i këndshëm për të jetuar, për të ecur dhe për të përdorur biçikletën”, tha Veliaj.

Sportistët që do garojnë në “Rally Albania” do të përshkojnë një itinerar me gjatësi prej rreth 2000 km, për 7 ditë, nga veriu në jug, duke startuar në Tiranë dhe duke prekur pothuajse të gjitha pasuritë natyrore dhe turistike vendase. Këtë vit është ngritur edhe një hapësirë e dedikuar në sheshin “Nënë Tereza”, ku të gjithë dashamirësit do të mund të njihen nga afër me garuesit dhe mjetet. Ceremonia e çmimeve për Rally Albania do të zhvillohet në Tiranë, të dielën e 16 qershorit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tironci: 10/06/2018 20:15

    ca te bejme te sheshet e tuja te hajme fara te zeza apo te bardha? e di lali eri qe shitja farave eshte bisnesi me i bukur keto vitet e funit apo si shef ai keto

    Përgjigju
  • Kafsha: 10/06/2018 10:40

    Po Lu-ja iu bashkua lalit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat