POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Kosovë/ Seanca e jashtëzakonshme, Haradinaj prezanton emrat e grupit negociator me Serbinë

Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj

PRISHTINË-Ka nisur në Kuvendin e Kosovës, seanca e jashtëzakonshme për miratimin e ekipit negociator që do të marrë pjesë në dialogun me shtetin serb. Kryeministri Ramush Haradinaj, ka prezantuar para parlamentit emrat e ekipit të propozuar për grupin negociator. Në krye të ekipit, ka thënë Haradinaj është zv/kryeministri kosovar, Fatmir Limaj, si edhe zv.kryeministri tjetër, Enver Hoxhaj. Ndërsa anëtarë të grupit negociator janë ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, Avni Arifi dhe Mahir Jagxhillar. Haradinaj ka kërkuar nga opozita që edhe ata të bëjnë propozimet e tyre për negociatat.

Seanca e jashtëzakonshme e parlamentit në Kosovë vjen pas thirrjes së qeverisë. Në seancën e jashtëzakonshme ndodhen 61 deputetë.

Mediat kosovare raportojnë se kryeministri Ramush Haradinaj, nuk i ka votat e nevojshme për të miratuar emrat e këtij grupi negociator. Partitë opozitare, sakaq kanë kundërshtuar propozimin e Presidentit Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufijve. Vetëvendosje e Albin Kurtit dhe LDK kanë thënë se nuk do të pranojnë ndryshime në territorin e Kosovës.

Ne nuk marrim pjesë sepse mendojmë se kjo është një përpjekje e kryeministrit dhe Qeverisë për ta prishur seancën e orës 10:00. Ne Nuk do të lejojmë që askush të luajë me territorin e Kosovës. Ne do të marrim pjesë në seancën e orës 10:00”, ka thënë Hoti pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK’së.

 Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti.

f.g.
Komento