Policia e Shtetit vijon operacionet në të gjithë vendin në zbatim të planit të masave që po merren për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 2 raste dhe konkretisht në Tiranë dhe në Klos të Burrelit, njofton policia, të ushtrimit të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, edhe pse ka hyrë në fuqi ligji që i ndalon prej 1 janarit 2019.
Dy të proceduarit penalisht akuzohen për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një njësi kompjuterike, dy televizorë dhe pajisje elektronike të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.
Në Tiranë u procedua penalisht, shtetasi Z. G., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën e Dibrës, në ambientet e lokalit të tij u konstatuan pajisje të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit.
Ndërsa në Klos të Burrelit u procedua penalisht shtetasi E.H., 35 vjeç, pasi në subjektin e tij u konstatuan të montuara pajisje për ushtrimin e lojërave të fatit. Policia njofton se kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit 'Komisariati Dixhital', çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.8%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Baste sportive ilegale në tre lokale, nën hetim 3 persona! Arrestohet edhe i kërkuari për të njëjtën vepër penale
6 Shkurt, 15:06
-
Fier/ Kishte hapur llogari prej 5 mln lekë në një faqe online, i përdorte për vënie bastesh sportive, arrestohet 26-vjeçari
23 Janar, 09:27
-
Organizonin baste sportive, 2 të arrestuar në Fier! Nis hetimi për nënë e bir, pronarë të lokalit (VIDEO)
19 Janar, 10:20
-
“Marrëzia” që s’po merr fund për shqiptarët! Në 1 vit, 369 të arrestuar për poker e baste
18 Janar, 14:49
-
Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 2 të arrestuar në Fier
12 Janar, 12:18
-
Korçë/ Goditen 5 raste të basteve online! Arrestohen dy persona, 1 në kërkim! 6 po hetohen në gjendje të lirë, mes tyre dy të mitur
12 Dhjetor 2024, 13:36
-
Policia i kap mat duke vendosur baste sportive, 8 persona në pranga në Tiranë! 4 në hetim
11 Dhjetor 2024, 15:44
-
Krujë/ Organizonin lojëra fati dhe baste sportive, 10 të arrestuar, nën hetim një 17 vjeçar
9 Dhjetor 2024, 12:49
-
Vendosnin baste sportive online, arrestohen 4 të rinj në Tiranë, 3 në Shkodër
7 Dhjetor 2024, 11:31
-
Tiranë/ Organizonin lojëra fati dhe baste sportive, 6 të arrestuar, 2 në kërkim
5 Dhjetor 2024, 13:08
-
Devoll/ Organizonin lojëra fati në mënyrë të paligjshme 8 të arrestuar, një 43 vjeçare nën hetim
5 Dhjetor 2024, 12:18
-
Tiranë/ Organizonin lojëra fati dhe baste sportive, 4 të arrestuar, 3 nën hetim
4 Dhjetor 2024, 10:25
Jo vetëm thirrje falas, por edhe të shpërblehet (me lek) qdo person që ka informuar saktësisht!!!
Përgjigju