'Pa gjurmë'/ Në kërkim të Eltonit, një nënë që lufton me jetën vjen në Shqipëri për të rënë në gjurmët e të birit

Në emisionin e sotëm të “Pa gjurmë” është rikthyer historia e foshnjes së rrëmbyer nga krahët e nënës në maternitetin e Delvinës. E ëma, Katerina, edhe pse në gjendje shumë të keqe shëndetësore ka udhëtuar nga Greqia për të qënë e pranishme në studion e emisionit.

Djali i rrëmbyer, Eltoni lindi në moshë të mitur nga një histori dashurie. Ai u lind në vitin e ndryshimit të madh për shqiptarët, në 3 shtator të vitit 1990, në ndryshimin e madh edhe për jetën e tij.

Nëna e foshnjës, Katerina ngelet shtatzanë në moshën 15-vjecare me Robertin, asokohe 18 vjec. Të dy u njohën në vendlindje në Ksamil, aty ku ishin komshinj. Katerina sjell në jetë fëmijën, në maternitetin e Delvinës. Nëna e vajzës Jolanda i jep mëmësinë duke qenë se Katerina ishte e vogël në moshë.

Kur nuk kishin kaluar akoma ditët e para të lindjes Jolanda e lë Eltonin e vogël në maternitet, për të cilin nuk do të mesonte më asgjë rreth fatit të tij. Fëmija braktiset dhe jepet për birësim. Katerina pëson një krizë nervore dhe që prej asaj kohe nuk mundi të krijonte me familje, ajo nuk u bë më kurrë nënë.

Në një luftë të vashdueshme me jetën. E vetmja gjë që kanë mundur të mësojne pas 28 vitesh, është se në atë kohë nga materniteti i Delvinës u transferua drejt shtëpisë së fëmijës Vlorë. Nga aty humbën gjurmët, pasi u bë edhe birësimi. Ky ishte dhe momenti i fundit, që sot Vjolanda dhe Katerina vuajnë një mungesë të pazëvendësueshme, mes pengut dhe pendimit që kanë për djalin që u lind, por nuk e panë kurrë më….

Në studio, Katerina Mëhilli ka treguar detajet nga momenti i rrëmbimit të djalit të saj.

“Fëmijën ma rrëmbyen doktori dhe me shtynë në tokë si të isha qen. Më mbyllnin në dhomë dhe nuk më linin që të shihja fëmijën. Ndenja shtatë ditë në spital. E dëgjoja që qante fëmija dhe nuk ma jepnin. Ndenja katër ditë me Eltonin. Më vdiqën fëmijët në bark dhe askush nuk dinte gjë. Më ishin bërë fëmijët brenda kancer. Aty filloi jeta ime e keqe, kam bërë nëntë operacione. Por po nuk pashë djalin nuk e bëj, e kam thënë dhe do ta them gjithmonë. Dyshoj se e kanë birësuar, se një gruaje i kishte vdekur fëmija dhe donte një fëmijë tjetër. Nuk e di ku është ajo familje. Smë kujtohet as emri.”

Gjatë emisionit u dha djali se gazetaret kanë mundur të bien në gjurmët e djalit, i cili është birësuar. Detajet ende nuk janë bërë të ditura dhe pritet që të zbulohen në emisonet e ardhshme.

Sqarim- Robert Takaci, babai i Eltonit jeton ne Igumenice, ne fillim nuk eshte interesuar por me pas u takua me Katerinen ne kerkim te djalit te tyre Eltoni.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2021, dënohen 12 persona! Mes tyre  2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2021, dënohen 12 persona! Mes tyre 2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së