Pas 15 vitesh, lindin trinjakë në Berat/ Prindërit: Jemi të surprizuar, të na ndihmojë shteti për t’i rritur!

Pas 15 vitesh në Qarkun e Beratit, një nënë e re ka sjellë në jetë 3 fëmijë, një djalë dhe dy vajza. Libonika Dodoveci, 25 vjeçe, banore e fshatit Drizë, në njësinë administrative Kozave, në rrethin e Kuçovës e ka kryer lindjen me ndërhyrje çezariane. Libonika është surprizuar, sepse nga ekografitë e bëra gjatë shtatzënisë kishte mësuar se priste dy binjakë dhe jo tre. 

Është lindja e parë. Dy binjakë i dija, por tre jo. U ndjeva shumë e lumtur, punojmë çfarë të jetë. Dua ndihmë, s’e di si mund t’i përballojmë nga ana ekonomike.

Libonika Dodoveci, nëna e trinjakëve

Libonika Dodoveci, me trinjakët

Babai i trinjakëve, Ervis Dodoveci shprehet se nuk do të jetë e lehtë rritja e tyre, duke apeluar për ndihmë.

Jo nuk e dija, e dija vetëm për binjakë. Jam shumë i lumtur tani që e mora vesh për 2, por është shumë e vështirë. Punë s’ka. Kush ka mundësi të më ndihmojë, i bëj thirrje shtetit dhe bashkisë të na ndihmojnë se s’kemi ekonomi.

Ervis Dodoveci, babai i trinjakëve

Prindërit e trenjakëve

Ndërsa në Qarkun e Beratit lindjet kanë rënë ndjeshëm vitet e fundit, për mjekët lindja e trinjakëve është konsideruar e veçantë.  Mimoza Beja, inferimere neonate, pranë Repartit Obsterik Gjinekologjik, në Spitalin e Beratit thotë se fëmijët gëzojnë shëndet të plotë. 

Është rasti i veçantë. Në orën 10:00 është sjellë në spital dhe fillimisht ka lindur djali, më pas 2 vajzat. 3 kilogramë djali, 2 kg e 600 gr vajza dhe 2 kg e 700gr vajza tjetër. Kam 36 vite punë, ka ndodhur dhe një lindje tjetër e tillë para 15 vitesh. Të punosh me fëmijët është kënaqësi shumë e madhe. Puna është se rinia ka ikur, dhe ata pak që kanë ngelur vijnë këtu.

Mimoza Beja, infermiere e spitalit

Në gjysmën e parë të këtij viti, në Qarkun e Beratit janë regjistruar rreth 450 lindje, duke pësuar një ulje me 36% krahasuar me vitin 2017.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Astrit: 24/09/2018 18:52

    Nuk ma merr mendja fare qe Libonika ka thene se ndihet "e surprizuar". Kjo me duket shprehje e kulturuar e gazetares...

    Përgjigju
  • Vlora: 22/09/2018 16:52

    Me jete te gjate tre engjëjt e vegjel. Shteti duhet te mendoje per politika mbeshtetse per familjet e reja, qe Shqipetaret te shtohen dhe jo te pakësohen cdo dite e me shume sikurse po ndodh.

    Përgjigju
    • Kuçiva: 22/09/2018 18:04

      Me jetë të GJATË e fat i madh.në ndihmë të jemi të gjithë

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm