Vlora nuk gjen qetësi, pas atentatit me tritol në automjet, të shtëna me armë zjarri (VIDEO)

VLORE - Të shtëna me armë zjarri në qytetin e Vlorës. Report Tv mëson se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen "Pavarësia". 

Nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia vijon hetimet për identifikimin e personit që ka qëlluar me armë. 

Ekspertet ne vendin e ngjarjes

Ngjarja vjen pak orë pas shpërthimit me tritol në automjetin e një biznesmeni guroreje në Drashovicë. Agron Alushaj, 48 vjeç, mori dëmtime të rënda në gjymtyrë dhe fytyrë dhe ndodhet në rrezik për jetën në spitalin e Vlorës. Në makinën e tij tip "Benz" me targa AA 703 MG ishte vendosur një sasi tritoli i cili shpërtheu teksa automjeti dilte nga lavazhi, pranë një pike karburanti. 

Njoftimi i policisë për ngjarjen: 

Vlorë

Rreth orës 19:15, në lagjen "Pavarësia" Vlorë, në një rrugicë midis pallateve është marrë informacion për një konflikt. Menjëherë pasi policia ka shkuar në vendin në fjalë nuk ka konstatuar ndonjë konflikt të hapur apo persona të dyshimtë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e personave të përfshirë në konflikt. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira