Ligji për Teatrin, ‘Veprimtaria Prodhuese’ voton amendamentet, debate mes Vokshit dhe Shalsit

Ligji për Teatrin, ‘Veprimtaria Prodhuese’ voton amendamentet, debate mes Vokshit dhe Shalsit

Komisioni i Veprimtarise Prodhuese

TIRANË - Partia Demokratike dhe aleatët thyejnë bojkotin e Kuvendit pas më shumë se dy javësh. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur mesditën e sotme të marrë pjesë në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.

Komisioni ka në rendin e ditës shqyrtimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar. Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Shalsi u shpreh se shumica ka vendosur që të pranojë dekretin e Presidentit për të bërë disa ndryshime në ligj, ndryshime të cilat janë kryesore hapjen e garës.

Vendosëm të marrim në konsideratë të gjitha argumentet e parashikuara. Kemi arritur në konkluzionin e pranimit të dekretit të Presidentit. Nuk është rasti i parë që Kuvendi pranon dekrete Presidenti. Pas shqyrtimit të kujdesshëm në lidhje me atë që është shkruar. Kemi arritur në një draft propozim, që do e shqyrtojmë në lidhje me amendimet që do të bëjmë. Do të pranojmë dekretin e Presidentit duke ndërhyrë në disa nene të veçanta.

Eduard Shalsi

Kreu i shtetit ktheu për rishqyrtim ligjin, ndërsa edhe Bashkimi Europian sugjeroi pak ditë më parë disa rregullime për më shumë transparencë dhe hapjen e garës për zbatimin e projektit.

Por siç edhe pritej Komisioni ka pasur edhe debate mes deputetëve të PD-së dhe kreu të Komisionit, Shalsi. 

Debati në Komision

Vokshi: Jeni shumë në siklet pse kështu?

Shalsi: Në komisionin që drejton bëj cfarë të duash, këtu dua të respektohen kolegët

Vokshi: Qenkeni në siklet për etikën, por jo për vjedhjen që po bëhet

Shalsi: Ndërpritet mbledhja, mblidhemi për 10 minuta. Mos dil nga rendi i ditës.

Vokshi: Mos më ndërprit fjalën, se po shkel rregulloren. Jam  deputete. Mos më ndërprit. Mos kini frikë. Zoti kryetar më jep fjalën dhe mos shkel rregulloren. Ju nuk keni shanc të mos më jepni më fjalën. Mos u bëni palë me krimin.

Shalsi: Nuk keni shanc të bëni këtu sicc bëni në Komisionet e tjera. Nuk keni shans të bëni edhe këtu ato pisllëqet tuaja.

Vokshi: Nuk keni shanc të mos më jepsni fjalën. Nuk e vazhdojmë mbledhjen po nuk më dhatë fjalën. Është procedurë. Zoti Shalsi sot po bëheni palë me krimin. Po shkelni rregulloren. Jeni bërë të gjithë hajdutë.

Tabaku: Së pari të gjithë në këtë mbledhje duhet të kërkojmë ndjesë popullit dhe opozitës se ligji ka kaluar çdo hallkë të shtetit dhe...

Bardhi: Ore Shalsi po lërë mos u trego pa edukatë.

Shalsi: Të paedukatë janë ata që flasin pa leje. Është miratuar dekreti i presidentit. Në praktikën parlamentare të të gjitha qeverive dekretet e presidentit ose rrëzohen, ose miratohen, ose miratohen me dyshime.

Pas debatit me Shalsin, deputetja Vokshi ka dalë në korridor e shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond

Mësohet se Vokshi i ka thënë Spahos: Mondi, asnjë s’flet. Vetëm unë do bërtas aty. Unë them të mos marrim pjesë në votim.

Diskutimit Vokshi-Spaho në korridor i është bashkuar i gjithë grupi opozitar, ndërsa brenda Ilir Beqaj po lexonte brenda në sallë amendamentet e ligjit për Teatrin e ri Kombëtar.

Pas rikthimit ishte radha e deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari që të përplasej me Shalsin, ku ky i fundit i është drejtuar me fjalët legen dhe ordiner.

Braimllari: Je gjithë ai burrë aty. Le nam. S’ju vjen zor.

Shalsi: Sa më kokëbosh të jesh, aq më arrogant je.

Më pas kreu i Komisionit, Shalsi ka hedhur në votim amendamentet, të cilat janë votuar vetëm nga maxhoranca.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:49
Teatri, Vasili: Me amendimin e ligjit maxhoranca shkeli Kushtetutën

Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me ligjit për Teatrin Kombëtar.

Sipas Vasilit, amendimi i ligjit të Teatrit, nxjerr jashtë ligjit maxhorancën, e cila shkeli ligjin me votimin e tyre në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Votimi i dekretit të presidentit për teatrin ka vetëm dy alternativa: Votimi pro do të thotë rrëzim i ligjit ose votimi kundër me 71 vota do të thotë ligji mbetet në fuqi. Amendimin e ligjit e ndalon Kushtetuta. Rilindja me votimin idiot për amendimin e ligjit në komisionin e veprimtarive prodhuese thjesht nxori veten jashtë ligjit. Rilindja pra doli jashtë ligjit se shkeli kushtetutën. Çdo qëndrim, aksion dhe reagim ndaj rilindjes si është legjitim si ndaj çdo partie që ka dalë jashtë nga babëzia e saj për vjedhjen e pronës publike.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, ligji për Teatrin Kombëtar u votua vetëm nga maxhoranca.

Ora 19:31
Teatri/ Debatet në ‘Veprimtarinë Prodhuese’, Balla: Opozita se ka lexuar kurrë rregulloren, s’ja ka haberin

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, një reagim ka ardhur edhe nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Me anë të një postimi në Facebook, Balla shkruan se përfaqësuesit e opozitës më mirë të mos të flasin për shkelje të procedurave parlamentare, pasi ato nuk e kanë lexuar kurrë rregulloren dhe se nuk e kanë haberin nga praktika parlamentare.

Statusi i plotë i Ballës:

Mirë që në Kuvend vijnë me hope dhe kur ju teket, por të paktën mos marrin përsipër të flasin për shkelje të procedurave parlamentare ata që nuk kanë lexuar kurrë Rregulloren. Apo që haber s’kanë nga praktika parlamentare, në rastet kur Dekreti i Presidentit pranohet.

Në mbledhjen e sotme, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar dekretin e presidentit Ilir Meta për ligjin e ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zbatohet Amnistia Penale! Hapen dyert e burgut për 700 të dënuar! Ulje dënimi për 400 të tjerë

Zbatohet Amnistia Penale! Hapen dyert e burgut për 700 të dënuar! Ulje dënimi për 400 të tjerë