Deputetet e opozitës i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës, që të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për barazinë gjinore. Në kërkesë evidentohen të gjitha argumentet për antikushtetutshmërinë e ligjit.

Në kërkesë theksohet se Presidenti i Republikës është përpara një prove historike: A do të mbrojë parimet e Kushtetutës, të arsyes dhe të lirisë, apo do të dorëzohet para imponimit të ideologjisë? A do të qëndrojë në themelin e së drejtës, apo do të rrëshqisi në autoritarizëm ideologjik të paketuar si “tolerancë”?

“Për këtë arsye, ju kërkojmë që të paktën një herë të vetme gjatë ushtrimit të detyrës tuaj si President i Republikës, të ngriheni në lartësinë e detyrës, të ndaloni përcarjen, deformimin, denatyrimin, dhe të ndiqni edhe këshillat e komuniteteve fetare, për të ruajtur tradidën shqiptare se asnjë rregull në shoqrinë tonë nuk mund të imponohet në kundërshti me përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Për të gjitha sa më lart, Të riktheni për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për barazinë gjinore”, sipas kompetencës që ju njeh Kushtetuta në nenin 85 të saj", thuhet ndër të tjera në kërkesë.

Më 6 nëntor Kuvendi miratoi me 77 vota pro të mazhorancës projektligjin e shumëdebatuar "Për barazinë gjinore". Kundër votuan 36 deputetë të opozitës, të cilët e kanë kritikuar ligjin ashpër duke thënë se qëllimi është shkatërrimi i familjes.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë