Pelikani Security dhe Mondialpol formojnë Pelikani MondialPol dhe sjellin automjetet e reja të blinduara

Pelikani Security, një prej shoqërive më jetëgjata në shërbimet e ruajtjes, sigurisë, transportit dhe shoqërimit të vlerave monetare së bashku me grupin Mondialpol, lider në Itali po në të njëjtën fushë vijnë me një bashkëpunim duke sjellë shoqërinë e re Pelikani Mondialpol.

Pelikani Mondialpol do të ofrojë transport, numërim dhe ruajtje të vlerave monetare, shërbim të cilin e prezantoi sot përpara përfaqësuesve të bankave më të mëdha në vend. Në aktivitet përveç  bashkëpunimit, u prezantuan edhe automjetet e reja të blinduara, me parametrat më të fundit.

Me ndryshimet ligjore dhe nënligjore kohët e fundit që janë bërë në Shqipëri, ne bëmë shkëmbimin e eksperiencës dhe bashkimin e shoqërive për të dhënë eksperiencën edhe në Shqipëri në investimin e sigurisë të transportit të vlerave dhe më tej. Eksperienca do vazhdojë nga furgonat e blinduar që kanë teknologjinë e fundit të Komunitetit Europian që quhet shkuma bllok. Kjo aparaturë funksionon në bllokimin e gjithë aseteve , vlerave që ka furgoni, që i bllokon në mënyrën që mos të vidhen. Mondialpol ofron këtë pajisje dhe ne bëmë bashkëpunimin për të vazhduar dhe për të rritur masat e sigurisë dhe në Shqipëri.

Vesel Demiraj-CEO Pelikani Security

Administratori financiar i Pelikani Mondialpol Nicola Carone, është i lumtur për këtë bashkëpunim dhe premton rritjen e cilësisë së shërbimit

 Faleminderit Shqipërisë që na priti kaq ngrohtë. Ritheksojmë që me ketë operacion falë eksperiencës se Pelikani group, Mondialpol vijon qëndrimin në krye, e cila i ka sjellë mundësinë të jetë lider në Itali në shërbimin e sigurisë. Shpresojmë që shumë shpejt mund të bëhemi dhe një pikë referimi për klientët tanë në Shqipëri dhe të kërkojmë të bëjmë më të mirën tonë për të dhënë një shërbim gjithmonë më të mirë

Nicola Carone, Administratori financiar i Pelikani Mondialpol

Me operacionin e sapo përfunduar, shoqëria e re Pelikani Mondialpol do të vazhdojë politikën e zgjerimit territorial dhe të përforcimit të lidershipit në sektorin e sigurisë private dhe të transportit të vlerave monetare.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kemi forcën për të dyja frontet', Qatip Osmani: Reflektuam pas humbjes në Kukës, jemi gati për Erzenin

'Kemi forcën për të dyja frontet', Qatip Osmani: Reflektuam pas humbjes në Kukës, jemi gati për Erzenin