POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Porositi vrasjen e prindërve dhe motrës në Dibër të Madhe për 700 Euro, arrestohet vajza (Detaje)

SHKUP-Zbardhen detaje të reja për vrasjen e trefishtë pak ditë më parë në Dibër të Madhe. Sipas medieve maqedonase, vrasja është porositur nga vajza e madhe e familjes, e cila është arrestuar nga policia. ALSAT mëson se vajza 28 vjeçare Blerta Pocesta ka arritur në Shkup dy ditë përpara vrasjes së babait, nënës dhe motrës së saj 14 vjeçare.

Pavarësisht se fillimisht ajo nuk e kishte pranuar udhëtimin e saj, policia mësoi se vajza kishte ardhur në Shkup nga aeroporti, dhe menjëherë është ndalur në qendër të kryeqytetit ku ka blerë numër të ri telefoni, me të cilën ka kontaktuar një person nga Gostivari me inicialet FG, 31 vjeçar. Të dy së bashku, janë takuar në stacionin e autobusëve në Gostivar. 31 vjeçari që ishte kontaktuar më herët nga vajza si shofer dhe shoqërues i vajzës, ka siguruar një veturë me qira 60 euro, për aktivitetin e mëvonshëm të vajzës.

31 vjeçari, bashkëpunëtor në këtë ngjarje, ka përfshirë edhe dajën e tij, VK, 61 vjeçar nga Dibra, i njohur për një sërë veprash nga policia lokale, i cili ka siguruar edhe një pistoletë. Pistoleta është siguruar për një shumë 400 eurosh. Pas vendosjes së përkohshme në një hotel të Strugës, vajza ka udhëtuar drejt familjes në Dibër me bashkëpunëtorin e angazhuar, 31 vjeçarin nga Gostivari.

Deklaratat e saj të mëvonshme janë të mjegullta sa i përket rolit të saj në ngjarje, pasi ajo thekson se armën e ka siguruar me kërkesë të babait të saj. Vajza 28 vjeçare me qëndrim në Itali, sipas medieve maqedonase ka pranuar se ajo e ka porositur vrasjen, por me qëllim vetëm ndaj babait të saj. Vrasja ka qenë porositur për 700 euro, edhe pse sipas dëshmisë së saj, në ofertë ka qenë edhe punësimi në Itali i personit 31 vjeçar, bashkëpunëtor në vrasje.

Vajza ka thënë se dorashkat dhe shaminë e kokës, e kishte hedhur në një kontenier gjatë rrugës, për të mos lënë gjurmë në armë, dhe për të mos u njohur. Sipas analizave të para, vrasja është profesioniste, me plumb në kokë dhe qafë, dhe sipas ekspertëve, ajo nuk mund të jetë kryer realisht nga vajza. Pas ngjarjes vajza ka udhëtuar drejt Italisë që më pas të kthehet përsëri në vendlindje pas lajmit se familja e saj është vrarë.

Një natë më parë, Prokuroria e Gostivarit ka caktuar masë arresti për 3 personat, vajzën 28 vjeçare, 31 vjeçarin nga Gostivari dhe dajën e tij nga Dibra, si organizatorë dhe kryerës të mundshëm të ekzekutimit të trefishtë në Dibër të familjes Pocesta, ndërkohë që ende mbetet e paqartë motive i aktit, për konflikte familjare, për çështje trashëgimore etj. 

Media të tjera maqedonase, ‘Libertas’ shkruan se  anëtarë të familjes Pocesta kanë qenë pjesë të një grupi mafioz. Sipas Libertas, babai i vrarë ka dëshmuar kundër grupit mafioz ku vajza e tij e madhe ka qenë anëtare, prandaj dyshohet se ky është motiv për vrasjen e kryer.

Fillimisht nga mediat u raportua se autori i vrasjeve ishte burri i motres (kunati), Rasim Findo, për shkak të një konflikti për pronën, konkrestisht rrugicen qe lidh dy banesat. Vrasja e familjes Pocesta më 27 gusht tronditi Dibrën, për shkak të mënyrës së ekzekutimit. Viktimat Amid, Nazmije dhe Anila Pocesta kishin ardhur për pushime në Dibër, dhe u gjetën të vrarë në oborr nga familjarët e tyre, të cilët i munguan një dasme në rrethin familjar.


Familja Pocesta

d.ba.
Komento

Komente

  • Babalja: 03/09/2018 20:00

    Fajin e ka Rama qe nuk ja lexoi trurin kesaj zhabes Dibrane.

    Përgjigju