Pronare e 8 apartamenteve dhe 8 automjeteve, KPK shkarkon kryetaren e Gjykatës së Apelit të Vlorës

TIRANE - Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar kryetaren e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Alma Liçaj. Trupa gjykuese që shqyrtoi dosjen e Liçajt, Xhensila Pine, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici, gjeti probleme të theksuara me pasurinë e gjyqtares. Kryegjyqtarja e Apelit të Vlorës rezultonte pronare e 8 apartamenteve në Tiranë dhe Vlorë dhe gjithashtu edhe e tetë automjeteve.

Vetë gjyqtarja ishte e pranishme në seancën e KPK e shoqëruar nga mbrojtja, por nuk preferoi të flasë për mediat. Ndërkohë një ditë para seancës dëgjimore në KPK, Alma Licaj shpalli të pafajshëm ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika, duke rrëzuar katër akuza në adresë të tij.

Kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Alma Liçaj deklaron automjet tip Benz, me vlerë 500 000 lekë në vitin 2003, automjet tip Benz, me vlerë 200 000 lekë, në vitin 2006, shitur automjet tip Benz, me vlerë 450 000 lekë, në vitin 2007, makinë tip Benz, me vlerë 600 000 lekë, në vitin 2009, makinë me vlerë 100 000 lekë, në vitin 2010. Ndërkaq, bashkëshorti i saj deklaron shitjen e një makine me vlerë 20 mijë euro në vitin 2010. Po gjatë këtij viti ka blerë një makinë tip Benz me vlerë 4 500 euro. Në vitin 2013, gjyqtarja ka shitur një makinë tip Benz me vlerë 15 mijë euro, ndërsa po gjatë këtij viti ka blerë makinë me vlerë 500 000 lekë. Në vitin 2014, deklarojnë shitje makine me vlerë 3 mijë euro si dhe blerjen e dy makinave, njërën me vlerë 14 mijë euro, ndërsa për tjetrën nuk pasqyrohet vlera. Në vitin 2016 deklaron shitjen e një makine me vlerë 5 euro.
 

Pasuria e kryetares së Gjykatës së Vlorës, Alma Liçaj

Dy apartamente (2003).
Banesë 3 kate, 50 milionë lekë (2003).
Apartament banimi, 2+1, 20 milionë lekë (2003).
Automjet tip Benz, 500 000 lekë (2003).
Paga 756 096 (2004).
Automjet tip Benz, 200 000 lekë, paga 1 379 320 lekë (2006).
Shitje makinës tip Benz, 450 000 lekë (2007).
Depozita, 20 000 lekë, 20 000 lekë, paga 1 177 211 lekë (2007).
Apartament në Tiranë, 60 mijë euro (2008).
Hua 60 mijë euro, me afat 5-vjeçar (2008).
Makinë tip Benz, 600 000 lekë (2009).. 
Kontratë për apartament në Tiranë, 97 664 euro (2009). 
Automjet, 100 000 lekë (2010). 
Bashkëshorti Mehmet Liçaj, shitje makine, 20 mijë euro(2010). 
Blerë makinë Benz, 4 500 euro (2010). 
Paga, 1 292 992 lekë (2011). 
Të ardhura nga biznesi ‘ushqimore’, 507 422 lekë, paga 1.3 milionë lekë (2012).
Hua 30 mijë euro, me 3 %, për 3 vjet (2012).
Shitje automjeti, 15 mijë euro (2013).
Blerje makine, 500 000 lekë (2013). 
Të ardhura nga biznesi, 1 500 486 lekë, gjendje cash 12 mijë euro (2013). 
Bashkëshorti, hua vëllait, 12 mijë euro (2013). 
Shitje makine 3 mijë euro, (2014).
Blerë makinë, 14 mijë euro (2014). 
Blerë makinë Benz, vlera.... (2014)
Paga 1.3 milionë lekë, të ardhura nga biznesi, 985 841 lekë, cash 900 000 lekë (2014). 
Dhuruar makinë shtetasit, Artan Liçajt (2015). 
Paga 1 337 074 lekë, të ardhura nga biznesi ‘ushqimore’ 688 596 lekë (2015). 
Para cash, 3 388 596 lekë, (2015).
Apartament banimi 57 m2, në Vlorë, trashëguar nga babai, 25 % (2016). 
Apartament banimi, në Tiranë, 100.68 m2, burimi: Hua 70 mijë euro, me 3 %, për 5 vjet (2016).
Gjendja cash 500 000 lekë, paga 1 323 736 lekë, (2016).
Shitje makine tip Benz, 5 mijë euro (2016). 
Njësi 43 m2, dhuruar Mehmet Liçaj (2016). 
Njësi 95 m2, dhuruar Mehmet Liçaj (2016).
Garazh 35 m2, dhuruar Mehmet Liçaj (2016). 
Cash, 500 000 lekë (2016). 
Depozitë në emër të djalit, 24 854 lekë (2017).
Depozitë në emër të vajzës, 24 854 lekë (2017).
Paga si kryetare gjykate, 1 382 079 lekë (2017).

Vijon...

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mezani: 15/11/2018 17:12

    O Robsh si i ke ropt?

    Përgjigju
  • Faik Bajga, pula lushnjare kokërrjepur: 15/11/2018 16:50

    Kjo fshatarja qënka e pangopur pasi fshatarët e demonstrojnë kompleksin e mospatjes...kur hapesh bythësh, pastaj shqepesh!

    Përgjigju
  • Fraiku: 15/11/2018 13:28

    Kjo e beri dhe sherbimin e fundit ndaj krimit dhe korupsionit, i dha pafajsi shpetim gjikes dy dite perpara. Nese nuk sekuestrohen pasurite e paligjshme dhe te ndiqen penalisht keta flliqesira e quajne lule shkarkimin. I zente mallkimi i njerezve qe ju ksne bere padrejtesi aty ku ju dhemb me shume.

    Përgjigju
    • Robshi: 15/11/2018 14:40

      Po si more ky ka qenë qytetari nr 1 i valones maviii për tre mandate rrjesht dhe i votuar me 70% te votave...tani qenka kriminel...dmth si të majte jeni të prirur të votoni kriminelë i bie se spo kuptohet...apo ka vendosur drejt gjyqtarja pasi të majtët janë të pafajshëm dmth valona ka votuar njeri të paster...sido që të zgjedhësh del hipokrit...tani bej nje koment te dy deputetët e liruar sot po të majte po kujdes se dhe aty mund të dalësh hipokrit

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat