Ka reaguar Kryeministria lidhur me vizitën e kryeministrit të vendit Edi Rama në Shkodrër gjatë ditës së sotme. Në reagimin e saj Kryeministria ka thënë që Rama nuk ka pasur asnjë plan për të vizituar qytetin e Shkodrës, dhe se vizita e tij ishte e supozuar dhe e shpikur nga Partia Demokratike.
E gjithë kjo, duhet në reagimin e Kryeministrisë, është bërë për të nxitur një tension të kotë në luftën e dëshpëruar me pafuqinë e saj nga ana e PD.

Sot Edi Rama ndodhet në qytetin e Vlorës për të marrë pjesë në takimin e planifikuar me rastin e 100-vjetorit të Shërbimit Stomatologjik në Shqipëri, thuhet në reagim. Nëna e Ramës, Aneta do të nderohet nga Shoqata e Stomatologëve të Shqipërisë, si gruaja e parë në këtë Shërbim.