TIRANË - Një hidraulik 64-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi rreth orës 10:30 ka rënë nga lartësia gjatë punës në një kantier në Paskuqan 1.

Pasdite policia ka arrestuar 61-vjeçarin me inicialet A.M. me detyrë administrator i firmës nënkontraktore ku ishte i punësuar hidrauliku.

Njoftimi i policisë:

Në orën 18:00, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 61 vjeç, me detyrë administrator i firmës nënkontraktore, pasi rreth orës 10:30, të ditës së sotme, në Paskuqan 1, gjatë punës, ka rënë nga lartësia shtetasi H. P., 64 vjeç (punëtor për punime hidraulike), i cili si pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.