Protestat e dhunshme në Francë, 30 të plagosur dhe 101 të arrestuar (VIDEO)

Të paktën 30 persona kanë mbetur të plagosur dhe 101 persona janë arrestuar gjatë protestave  që u zhvilluan ditët e fundit në Francë raportojnë mediat vendase.

Më shumë se 100 mijë persona morën pjesë në rreth 1.600 tubime që u mbajtën në Francë gjatë së shtunës, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Brendshme. Mësohet se shumica e tyre kaluan paqësisht, me përjashtim të kryeqytetit, ku u mblodhën rreth 8.000 demonstrues.

Sipas mediave bëhet e ditur se vendimi i qeverisë së presidentit Emanuel Macron për të rritur çmimin e naftës në vend ka detyruar ka qindra e mijëra francezë të dynden rrugëve për të protestuar kundër një reforme të tillë.

Mediat njoftojnë se si pasojë e ngjarjeve të ndodhura në protestat e zhvilluara anti-qeveritare në bulevardin Champs-Elysees të Parisit, pritet që të martën presidenti francez Emanuel Macron të njoftojë masa të reja në një përpjekje për të mbledhur mbështetje për rritje të taksave në shërbim të mjedisit.

Ndërkohë,sipas mediave  Ministri i francez i Financave Bruno Le Maire pranoi të dielën se "kriza aktuale shkon përtej vetëm një çështje karburanti", duke thënë  se ishte e rëndësishme që puna të paguhej më mirë për të përmirësuar standardet e jetesës.

Le Maire do të takohet nesër me tregtarët dhe siguruesit për të vlerësuar ndikimin ekonomik të protestave kombëtare kundër rritjes së shpenzimeve të karburantit, raporton Thelocal.FR

Protestuesit “jelekët e verdhë”, të cilët protestojnë kundër taksës shtesë të vendosur nga qeveria për karburantet, zhvilluan protesta edhe nje ditë më parë në Paris dhe në shumë qytete të tjerë, ku policisë i është dashur të  ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë ndaj protestuesve të cilët shkaktuan dëme para  Pallatit -Elysees .

Pa vendimit të qevrisë çmimi i karburantit në Francë, është rritur me rreth 23% gjatë 12 muajve të fundit, në një mesatare prej 1,51 euro. Kjo është cilësuar si rritja më e lartë e saj që prej viteve 2000 dhe ky vendim ka sjellë trazira dhe zemërimin e qindra mijëra Francezëve të cilët filluan protestat të shtunën e kaluar më 17 nëntor .

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë