Ndërkohë që në “Rrugën e Kombit” zhvillohet një protestë masive kundër taksës së rrugës, kryeministri i Vendit Edi Rama njoftoi për një tjetër rrugë me pagesë. Këto deklarata kryeministri i vendit i bëri nga Vlora ku prezantoi edhe projektet e reja të punësimit.

Kemi mundësi të fillojmë me projektin Kashar-Rrogozhinë-Vlorë, në mënyrë që lidhja të bëhet direkte dhe aty do të synojmë një tjetër skemë. Pra kemi skemat e PPP, këtu do të kemi skemën e buxhetit dhe aty do të kemi skemën e pagesës. Pra, me një rrugë me pagesë që t’i mund të vish nga Tirana në Vlorë për gjysmën e kohës që vjen sot. Kush do të paguajë, paguan, kush s’do të paguajë kalon vazhdon jetën siç bën sot. Kjo është rruga. Këto janë kantieret, ka shumë profesione qe duhen.

Kryeministri Edi Rama