Provimi i tretë i Maturës/ 37 mijë nxënës u testuan në Matematikë: Koha e përgatitjes e shkurtër

Maturantët në të gjithë vendin zhvilluan sot provimin e tretë. Rreth 37 mijë nxënës u testuan në lëndën e Matematikës. Ky ishte provimi i tretë i Maturës Shtetërore, pasi më parë kanë dhënë dy provimet e tjera, Gjuhën e Huaj dhe Gjuhën Shqipe e Letërsinë.

Por, teksa maturantët ndodheshin në provim, një tezë qarkulloi në rrjetet sociale, e cila pretendohet se ishte teza e provimit të matematikës. Pas dy orësh, në përfundim, disa nga maturantët u shprehën se teza ishte e vështirë dhe nuk mjaftonte koha për t’u përgatitur.

Provimi ishte i lehtë për nivelin tim. Kishte 25 pyetje.

Maturant

Një javë nuk mjaftonte për t’u përgatitur

Maturant

Matematika ishte provimi i tretë, ndërsa i fundit është ai me zgjedhje në datë 20 qershor.  Maturantët thonë se sërish koha është shumë e shkurtër për t’u përgatitur.

Nuk kem kohë për t'u përgatitur për provimet me zgjedhje

Maturant

Për të siguruar mbarëvajtjen e provimit në 206 shkolla të mesme në të gjithë vendin ishin vendosur në gatishmëri 560 efektivë të Policisë së Shtetit.

Ora 18:00
FOTO/ Provimet e maturës, disa nxënës dalin me buzëqeshje e disa të tjerë të përlotur nga provimi i matematikës
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



    ×

    Lajmi i fundit

    Dhunë ndaj fëmijës dhe nënës, vihen në pranga dy persona në Tiranë

    Dhunë ndaj fëmijës dhe nënës, vihen në pranga dy persona në Tiranë