POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Pushon së funksionuari sistemi Facebook dhe Instagram, preken miliona përdorues anembanë botës

Foto ilustruese

Faqen e internetit të Facebook dhe Instagram, si dhe aplikacionet mobile, kanë rënë nga sistemi.

Sipas raportimeve të fundit ndërprerja ka prekur përdoruesit anembanë botës, me mijëra raporte brenda orës së parë.

Bëhet e ditur se si sipas Down Detector, ndërprerja duket se ka filluar rreth orës 4:48 të mëngjesit.

Mirëpo ky problem është shfaqur edhe në shumë rajone të mëdha, përfshirë edhe Evropën.

Gjatë rënies Facebook shfaqi një mesazh gabimi për disa përdorues në faqen e saj që lexoi: 'Llogaria juaj aktualisht nuk është e disponueshme për shkak të një çështjeje të faqes'.

Gjithashtu përdoruesit kanë raportuar se kanë probleme të hyjnë në shërbim, duke postuar komente dhe duke parë fotot.

a.de.
Komento