Rama nxjerr pamjet, familja që jeton mes mjerimit dhe skamjes në Vlorë: Flemë në tokë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në Facebook nga vizita që ka zhvilluar në një familje në Vlorë. Familja e Niko Ahmetit në fshatin Vajzë në Vlorë jeton mes mjerimit, e rrënuar, dhe në skamje.

Në bisedën që Rama zhvillon me kryefamiljarin, ky i fundit zbulon se në mungesë të shtretërve familja fle përtokë.

Biseda e Ramës me kryefamiljarin Niko Ahmeti

Niko Ahmeti: Kjo është banesa ku jetoj me 5 fëmijët, pa ujë, pa drita, pa rrugë, marr vetëm një ndihmë ekonomike. Ja kjo është familja ime, fëmijët kanë mbaruar tetëvjeçcaren, vajzat e vogla vazhdojnë shkollën.

Rama: Ku flini?

Niko Ahmeti: Sheshit, ja si shikon, me mundësitë e mia, kaq mundësi kam.

Rama: Do të shikojmë t’ju gjejmë një mënyrë t’ju ndihmojë edhe për shtëpinë, edhe për fëmijët edhe për mundësi për ndonjë blegtori të vogël.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 09/09/2018 03:45

    Show para zgjedhjeve lokale PARTIJA e Ed Rames nuk eshte parti per popullin fukara si kjo familje eshte me shume se gjysma e shqiperise demokracise europiane ECIM me minimum jetik qe njeriu Mos te perfundoje ne kete gjendje rama ka 6 vite qe nuk e vendos dot duhet shikuar nje force tjeter politike jemi te lodhur me shout e ed Rames

    Përgjigju
  • FarW: 08/09/2018 12:22

    Nje bravo te madhe Edi Rama!

    Përgjigju
  • Njeriu i protestave: 08/09/2018 10:36

    Ketu nuk hyn ne pune idealizmi ..jo jam i djathte jo i majte ..veq komplimenti e nje Brravooo te madhe Edi Rames ..hallall o shoku per kete mirsi qe bene kesaj familje

    Përgjigju
    • fshati: 08/09/2018 11:21

      Zgjidhja ku esht se kshtu esht gjysma e shqiperis , apo thjesht po afrojn zgjedhjet lokale

  • redi: 08/09/2018 10:04

    Zoti Rama duhet nje program i caltuar per keta familje qe jane ne skamje te skajshme . Jane me qibdra , sit dhe irganet lojale as qe duan tia dine , bile i marrin dhe voten . Shqiperia qe duam eshte themeli i nje Shqiperie me te drejte dhe jo e pabarazise astronomike ku 1% kane oasurine e 99% sgqiptareve

    Përgjigju
  • albert: 08/09/2018 10:02

    Z kryeminister ka shume familje ne qytet e ne fshat qe jetojne keq familje qe kane 4 femije qe skane shtepi jetojne me qira jetojne me nje rroge mujore nuk ka ky shtet mundesi tu jap shtepi te pastreheve kuptohet me kredi sepse nepermjet bashkive nuk behet gje nuk te ndihmon kush

    Përgjigju
  • albert: 08/09/2018 10:02

    Z kryeminister ka shume familje ne qytet e ne fshat qe jetojne keq familje qe kane 4 femije qe skane shtepi jetojne me qira jetojne me nje rroge mujore nuk ka ky shtet mundesi tu jap shtepi te pastreheve kuptohet me kredi sepse nepermjet bashkive nuk behet gje nuk te ndihmon kush

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS