Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish nga Korça rastin e Xhisiela Malokut, për të cilën thotë se drejtësia duhet të bëjë punën e saj e t’i shkojë deri në fund çështjes. Ai shpreh shqetësimin se ajo po përdoret nga disa media, apo analistë për qëllime politike dhe kjo siç tha Rama, është njësoj sikur të dhunohej për herë të dytë.

Qëndrimi im është ai që ka qenë gjithmonë për dhunën askush nuk është dhe nuk mund të jetë mbi ligjin, për PS askush nuk është dhe nuk mund të jetë mbi ligjin. Këtë qëndrim e kemi sa herë jemi ballafaquar me fakte. Së pari jetojmë në një kohë dhe fatkeqësisht në një mjedis të shpifjes mishërohet te partia kryesore e opozitës. Unë nuk jam këtu për t’iu përgjigjur akuzave halucinante të pa bazuara në asnjë fakt që bëhen për mua apo kolegë të mitë. Përsa i përket vajzës mund të them se së pari policia ka bërë detyrën dhe nuk ka pasur asnjë trajtim preferencial për djalin. Për një shkelje të procedurës një oficer është pezulluar dhe policia i ka përcjellë çështjen prokurorisë. Së dyti vajza meriton drejtësi dhe mbështes fuqishëm organet që ta çojnë çështjen deri në fund. Së treti abuzimi publik me vajzën e dhunuar dhe transformimi i dramës së saj në një motiv lufte politike është ridhunim publik i vajzës nga PD, mediat dhe analistët që e kanë kthyer në mish për topat e luftës së tyre. Së pari, arrestimet nuk i bën qeveria, kryeministri se po ti bëja unë, do të kishit parë shumë deri tani dhe është prokuroria që duhet të marrë të gjitha vendimet për ta capuar hetimin drejt gjykimit. Prandaj jo vetëm unë, por as ju, nuk bëni arrestime. Dhe në ndërkohë që diskutojmë për këtë çështje, po ridhunohet publikisht vajza, jo vetëm nga PD, por edhe nga mediat.

Kryeministri Edi Rama

Në lidhje me përgjegjësinë e deputetit Rrahman Rrajan i akuzuar nga oficeri Emiljano Nuhu si një nga njerëzit që ka kërcënuar Xhisielën të tërheqë denoncimin për djalin e tij, kryeministri kërkoi prova për implikimin e tij. Nëse provat ekzistojnë, drejtësia duhet të veprojë njësoj edhe edhe për të. Rama la të kuptohet se nuk do t'i ndalte as vendimet politike në lidhje me të.

Deputeti duhet të hetohet njëlloj si të gjithë të tjerët nëse ka apo jo implikim në këtë proces. Po hetojmë në një sistem që çdo kush që mbush 18 vjec përgjigjet vetë para ligjit cilido qoftë dhe askush nuk mban përgjegjësi përveç atij. çështja është e qartë, vajza meriton drejtësi dhe të gjithë të japin kontributin e tyre. Prokuroria duhet të çojë deri në fund hetimin dhe pastaj i takon gjykatës. Askush nuk është mbi ligjin, jo djalë deputeti, por të gjithë ne jemi të barabartë para ligjit. Këtë e kemi treguar gjithmonë. Kush do që të kuptojë kupton. Unë pres përfundimin e procesit të hetimit duke e konsideruar sulmin ndaj Taulant Ballës dhe përfshirjen e medias qoftë edhe për arsye tregtare si një qeneri të neveritshme. Përsa i përket të atit të djalit, nëse nga hetimi do të ketë një provë të përfshirjes së tij, atëherë hajde më pyesni mua cfarë qëndrim kam.  Nuk e konsideroj fare variantin e të atit të djalit. Është një variant subjektiv që nuk më intereson, më intereson varianti i prokurorisë dhe cdo variant të cdo kujt tjetër që sjell prova për të kundërtën e asaj që duket nga ajo që ka publikuar policia. Nuk e gjykoj dhe konsideroj variantin e të atit të djalit. U takon akuzuesve që duhet të provojnë nëse janë përfshirë apo jo deputetet e partisë socialiste. Policia e ka respektuar procedurën dhe unë iu sfidoj për të kundërtën.

Kryeministri Edi Rama

Kreu i qeverisë është gati të vërë duart në zjarr për numrin dy të partisë së tij. 

“Qenëri e neveritshme është ajo që po i bëhet Taulant Ballës. Nuk jam këtu për tu përgjigjur akuzave halucinante dhe pa asnjë fakt ndaj meje apo kolegëve të mi”

Kryeministri Edi Rama

Dëshminë e oficerit Emiljano Nuhu kryeminsitri e lidh vetëm me qëllimin e tij për të fituar azil. Ai tha që Nuhu është një njeri që ka braktisur detyrën dhe që duhet të përgjigjet për akuzuat që rëndojnë mbi të.

Dhe së fundi çka ka të bëjë me të drejtën dhe drejtësinë është e pa negociueshme pa asnjë interes partiak të forcës që drejtoj të tjerat ua kam lënë juve. Një horr që u kthye në hero në vend që të dënohej nga të gjithë, pasi braktisi detyrën, sabotoi hetimin dhe përdori rastin për të marrë azil, nuk do i ndahemi këmba këmbës atij horri

Kryeministri Edi Rama