TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për rastin e Xhisiela Malokut, e cila u dhunua nga djali i deputetit të Krujës, Rraja. Shefi i qeverisë përmes një statusi në Twitter u shpreh se dhuna ndaj vajzës është e pafalshme, por shton se policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Referuar akuzave të shumta nga opozita në ditët e fundit, Rama thotë se ‘i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën’.
Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme!Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën. Për ne askush s'është mbi ligjin
Edi Rama
Ndërsa pas statusit të Ramës nuk ka vonuar reagimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha po në rrjetet sociale, që akuzon kryeministrin se në vend që të mbrojë vajzën, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit parlamentar.
Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij. TURP! Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka. Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës. Ne do ta çmontojmë nga rrënjët! Politika do të pastrohet nga krimi.
Reagimi i kryetarit te PD, Lulzim Basha
Rasti i Xhisiela Malokut ka trazuar politikën shqiptare në javën e fundit me akuza dhe kundër akuza nga opozita dhe shumica. Historia nisi nga dëshmia e policit në komisariatin e Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu i cili deklaroi se ishte kërcënuar me pistoletë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.
Ai akuzoi vëllain e deputetit se i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan. N/komisari Emiljano Nuhu deklaroi se u kërcënua prandaj u arratis nga Shqipëria në datë 13.09.2018 duke braktisur detyrën, ndërsa kërkoi azil në Zvicër.
Kryetari i grupit të PS Balla, deputeti Rraja dhe kryebashkiaku Bushi kanë mohuar akuzat, ndërsa edhe vetë vajza mohoi të gjitha pretendimet e ish-oficerit të policisë. Report Tv publikoi dje ekspertizën mjekoligjore të kryer në trupin e 25-vjeçares, Xhisiela Maloku, në momentin që ajo ka bërë denoncimin ndaj ish të dashurit të saj Rexhep Rraja. Në këtë akt ekspertim një element i rëndësishëm për hetimin thuhet se ka pasur dëmtime në trup me mjet mbretës dhe cigare.
Ajo tha në një intervistë për Report Tv se tërhoqi kallëzimin në polici sepse ndihej e ngarkuar emocionalisht dhe se e kishte zgjidhur mosmarrëveshjen me Rexhep Rrahjen, por dje u zbulua procesverbali i plotë me dëshminë para oficerit të policisë gjyqësore.
Ndërkohë që dje, Drejtorja e SHÇBA, Anila Trimi ka përgënjeshtruar akuzat e ish-oficerit të policisë së Fushë Krujës, Emiljano Nuhu, lidhur me pretendimet se është kërcënuar me jetë në zyrën e tij, brenda stacionit të policisë së Fushë Krujës. Trimi tha se pas verifikimeve dhe shqyrtimit të pamjeve filmike, ka rezultuar se personat e pretenduar nga Nuhu nuk kanë qenë të pranishëm në datën 21 korrik në ambientet e policisë.
-
Kur do qerohet Lul Babalja se la nam,eshte bere agresiv e ka trashur zerin,eshte teper qesharak ky Don Kishoti i PD-se,nje lapanjoz i peshtire.
Përgjigju -
Bla bla bla bla bla bla bla bla bla bla ngjoni popull nuk eshte shaka do boj xhamia per sevda
Përgjigju -
psenuk hetoni te jeme xhesile qe kalidhje me grupi
Përgjigju -
po sikur daja xhesilje qe ka daja veli arapi qe ka kercenuar djali deputeti pse nuk hetoni daje xhesileqe e ka kercenuar viti 97 ne berate deputetiraja bashke me moter
Përgjigju -
Si te urdheroje lartmadheria juaj...Policia nuk ka bere asnje favor...Ne jemi plebej te thjeshte dhe se kemi kapacitetin te mendojme si ju...
Përgjigju -
Se favorizoj policia ?? Po ne komisariat kur shkoj me pistolete ?? Turp palo legen
Përgjigju -
Po si nuk ke turp dhe vazhdon me kete muhabet duke e mbrojtur akoma. Ajo e shkreta ka shkuar gjithe ato here dhe me zor i kane marre deklarim. Brenda duhet te shkojne te gjithe, nga i biri, i jati e xhaxhai
Përgjigju -
kur do fillosh me arresimet politike? se ne fillim i shikoja per gallat babalet tani po me bejne me vjell
Përgjigju -
Pervecse nuk e ndaluan per shpjegime dhe per ta pyetur asnje favor tjeter
Përgjigju-
Mir qe kryeminisri reagon ;Por e rendesishme eshte c'far thot,per problemin xhisiela.Te quash te keqen me te madhe ,mbrojtjen qe i ben opozita Xhisiele,-nga dhunuesit e saj-!As me shum e as me pak,sigura keni humbur ekulibrin.Si eshte e mundur qe shqiperise i vjen e keqia gjithmon, nga ata qe kan vetem celsat e kashtes .Por edhe faktori-Nuhu-ai bukeshkal ,qe na nxiu faqen ,me ate denancime,eshte nje faktor . Por ne qeverisia ,do te zvarrisim e xarrisim e do ta hedhim dege me dege kete ngjarie ,sa dhe juve o popull do tu bejme ,shkurre e shkarpa.
-










Komente
Komento