POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Të gjithë kundër Bashës: Rikthehu tek Reforma Zgjedhore

Siç pritej opozita mungoi në tryezën e thirrur nga socialistët për të prezantuar draftin e tyre për reformën zgjedhore. Ambasadorët e pranishëm ishin në një zë, kur thanë se opozita duhet të rikthehet sa më shpejt në tryezën e reformës zgjedhore me qëllim që ndërhyrjet në Kodin Elektoral të mos bëhen më vonë se 6 muaj para zgjedhjeve.  Ambasadorja gjermane që është financuesja kryesore e kësaj reforme e quajti bllokuese sjelljen e opozitës. 

Duke pasur parasysh vendimin për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit vitin që vjen, është e rëndësishme që të mos humbni kohë. Ne presim që të gjithë grupet parlamentare, duke përfshirë edhe opozitën të heqin dorë nga qëndrimi bllokues dhe të kthehen në Parlament për të vijuar menjëherë me reformën zgjedhore dhe për ta bërë atë të zbatueshme deri në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Susanne Schütz, Ambasadore e Gjermanisë

Në një linjë ishte dhe porositësi i rekomandimeve, ambasadori i OSBE-së. 

Mirëpresim vënien në tryezë të një drafti për ndryshime në Kodin Zgjedhor. I nxisim të gjithë aktorët politikë të përfshihen në dialog konstruktiv në lidhje me këtë draft. Mund të gjenden edhe mënyra të tjera për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, dhe sugjerime të detajuara nga aktorë të tjerë politikë do të ishin ndihmë për nisjen e një dialogu domethënës.

Bernd Borchard Ambasador i OSBE-së

Ambasadori i ri i BE-së nuk ishte i pranishëm në tryezë por e shprehu qëndrimin e tij përmes një deklarate për shtyp. 

Ne presim që partitë politike të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, duke u angazhuar në mënyrë gjithëpërfshirëse për të trajtuar rekomandimet prioritare të OSBE-ODIHR-it. Në Komisionin Parlamentar Ad-Hoc është bërë një punë shumë e mirë për reformën zgjedhore. Këto përpjekje duhet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndryshime në ligjin zgjedhor, të miratuara në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të vitit 2019.

Luigi Soreca, Ambasador i BE

 

Teksas opozita mungonte, i përzgjedhuri i Partisë Demokratike për të shkruar amendamentet për reformën zgjedhore, Ilir Rusmaili jo vetëm që nuk mungoi, por ftoi edhe partinë e tij të rikthehet në Kuvend. 

Mua më vjen keq që opozita nuk është këtu në këtë tryezë, dhe jo sepse nuk është këtu me këta njerëz në këtë sallë, por që mungon në dialog. Unë ju bëj thirrje ju përfaqësuesve të mazhorancës që jeni këtu, të mos lodheni së kërkuari për të gjetur aksesin tek opozita. Nuk është asnjëherë vetëm faji i njërës palë mungesa e dialogut, kurrë. Mos e leni tu digjet kjo mundësi e artë për dialog në Shqipëri.

Ilir Rusmajli, ekspert i PD për reformën

Thirrjen për bashkëpunim e përforcoi Taulant Balla dhe Bledi Çuçi.

ke.mu./b.ha.
Komento

Komente

  • Highlanderi: 15/10/2018 22:10

    Kjo eshte opordhite jo opozite.

    Përgjigju
  • shema: 09/10/2018 19:24

    Po te ishte politikani serb nga Bosnja i quajtur Milorad Dodig a po Shesheli i Serbis mendoj qe me keq ket opozit nuk munde ta degradonin..

    Përgjigju
  • Donela: 09/10/2018 15:15

    Po a mund te quhet kjo opozite normale,me kete mendesi qe rremojne vetem skutave,teper e denueshme e pamoralshme,e paimagjinueshme.

    Përgjigju