Gjatë vizitës së tij të parë në Lindjen e Mesme si kancelar i Gjermanisë, Friedrich Merz u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu. Në konferencën e përbashkët për shtyp Merz theksoi se ka besim për përmirësimin e gjendjes në rajon.
"Një paqe e qëndrueshme është e mundur", tha Merz. Kjo vlen pavarësishtrasteve të izoluara të shkeljes së armëpushimit për të cilin është rënë dakord.
Merz deklaroi se Gjermania po "punon për të arritur qëllimin e një Lindjeje të Mesme të re". "Jemi të bindur se krijimi përfundimtar i një shteti palestinez përkrah Izraelit ofron ndoshta perspektivat më të mira për këtë të ardhme". Një zgjidhje me dy shtete mund të arrihet vetëm përmes negociatave, të cilat tani janë të domosdoshme, tha ai.
Natanjahu kundër një shteti të pavarur palestinez
Kurse Netanjahupërsëriti kundërshtimin e tij për një shtet të pavarur palestinez. "Ne besojmë se ekziston një mënyrë për ta çuar përpara një paqe më gjithëpërfshirëse me shtetet arabe, dhe gjithashtu një mënyrë për të krijuar një paqe funksionale me fqinjët tanë palestinezë", tha ai pas takimit me Merzin. "Por ne nuk do të krijojmë në pragun e shtëpisë sonë një shtet që është i përkushtuar ndaj shkatërrimit tonë."
Duke iu referuar historisë gjermane, kancelari theksoi se Gjermania gjithmonë qëndron përkrah Izraelit. Kjo ndodhi edhe në vitet e fundit pas sulmeve të Hamasit. Megjithatë tha Merz-i edhe Izraeli duhet të respektojë dhe mbajë përgjegjësi për veprimet e tij ushtarake sipas ligjeve ndërkombëtare./DW
Komente









