Reforma Zgjedhore, Balla: Të gatshëm të pilotojmë teknologjinë, për të cilën PD hyri në çadër

Reforma Zgjedhore, Balla: Të gatshëm të pilotojmë teknologjinë, për të cilën PD hyri në çadër

Nga tryeza për Reformën Zgjedhore

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i pranishëm në tryezën e diskutimit për prezantimin e paketës së amendamenteve të kodit zgjedhor, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODHIR, për tre zgjedhjet e fundit të viteve 2013, 2015 dhe 2017 deklaroi se grupi i anëtarëve të PS-së ka prezantuar depolitizimin e zgjedhjeve në dy nivele, atë të KZAZ dhe KQV.

Sipas Ballës, kjo çështje ka qenë kërkesë e të gjithëve, pa dallim të krahëve politike. Lidhur me deklaratën e Lulzim Bashës se po varroset reforma zgjedhore, Balla tha: “Si po varroset reforma zgjedhore, kur po diskutohet se si kemi përkthyer dhe shndërruar fjalë për fjalë rekomandimet e OSBE/ODHIR të zgjedhjeve të 2013, 2015 dhe 2017 në amendamente të kodit zgjedhor"

Jam këtu për t’ju garantuar që 74 vota të PS-së janë gati, pasi me shpresë në Kuvend dhe tryezë do të vijë dhe opozita ti votojmë. OSBE/ODHIR të marrë kohën e nevojshme për ti konsultuar, Komisioni i Venecias nëse do të gjykohet e nevojshme përsëri gjithashtu, por duhet ta dini që presidenti i republikës deri më datën 20 dhjetor ka hyrë në afatet e dekretimit të datës së zgjedhjeve vendore. Mund ta bëjë nesër, mund ta bëj me 19 dhjetor. Praktikat më të mira të zgjedhjeve sanksionojnë qartë që ndryshimet në kod zgjedhor duhen bërë jo më vonë sesa 6 muaj nga dita e zgjedhjeve. Si i bëhet që ne po varrosin reformën zgjedhore, kur ne jemi këtu të diskutojmë një draft që e kanë nërë ekspertët. Është plotësim ose përkthim i detajuar i rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS  

Sa i përket votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit, Balla tha:

Ne duam ta realizojmë atë, sikurse rishpreh dhe njëherë në emër të PS-së gatishmërinë tonë për të pilotuar edhe në zgjedhjet e 2019, pavarësisht kohës shumë të shkurtër që na ka ngelur në dispozicion kërkesën për të cilën para një viti PD-ja hyri në çadër për të testuar teknologjinë në zgjedhje. Qoftë me votim të plotë elektronik, qoftë me numërim elektronik si ta mendojnë dhe vendosi komisioni. Jemi të zgjedhur për të diskutuar në sallat e Kuvendit të Shqipërisë. 

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Në përfundim të fjalës së tij, Balla shprehu keqardhje për ato që e përdorën mbledhjen për të mbajtur fjalime politike dhe që më pas u larguan.

Nuk besoj që në gjithë këto vite të kemi arritur të kemi një tryezë politike kaq frytdhënëse dhe që ka bërë bashkë edhe partitë parlamentare edhe partitë jo parlamentare.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasemi .: 09/10/2018 19:06

    U bo dhe Taland maloku te drejtoje Shqiperine na ka mar lumi i hangert morja Elbasanllijt .

    Përgjigju
  • redi: 09/10/2018 17:39

    Nje nga kriteret kryesore qe eshte faktor kryesor ne pricesin e lure zgjedhor eshte depolitizimi i komisioneve zghedhore , duke angazhuar jurist , avojat permbarimir dhe stydent te juridikut , sic vepron mbare BE . Politika i shkaterron zgjedhjet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre