Dinamika/ Ngacmoi Elvana Gjatën, nga goditja me grusht te plumbi në kokë, si ndodhi përplasja me armë në ish-bllok

TIRANE - Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë që ndodhi në Tiranë mbrëmjen e kaluar. Dy grupet e përfshira në konflikt me armë kanë qenë në dy tavolina të ndryshme, ku në njërën ndodheshin Ervis Martinaj dhe Eljo Hato dhe në tjetrën, Ervin Mata, Fabiol Alushi dhe Merviol Bilo, brenda në lokalin "Monopol" në zonën e ish-bllokut. Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka raporton se gjithçka ka ndodhur në pak sekonda. 

Një prej autorëve të shpallur në kërkim, Ervin Mata, ka qenë duke pirë verë në shoqërinë e dy të tjerëve, kur në derën e lokalit është shfaqur Fabjol Gaxha, truprojë i Ervis Martinajt. Viktima kishte ngacmuar disa ditë më parë këngëtaren Elvana Gjata, të dashurën e Matës dhe ky i fundit kishte vendosur të "sqarohej" me të pikërisht në këtë moment. Sapo Gaxha futet brenda në lokal dhe i drejtohet tavolinës ku ndodheshin Ervis Martinaj dhe Eljon (Aleksandër) Hato, Ervin Mata shkëputet me nxitim nga tavolina e tij dhe godet me grushte viktimën.

Menjëherë mes dy tavolinave nis një konflikt fizik, pasi në sherr përfshihen edhe Fabiol Alushi dhe Merviol Bilo me Ervis Martinajn e Eljon Haton. Në këtë moment regjistrohen edhe të shtenat me armë zjarri. I pari që nxjerr armën dhe hap zjarr është truproja i Ervis Martinajt, por kundërpërgjigja e grupit rival është fatale për Fabjol Gaxhën pasi merr një plumb në kokë dhe humb jetën. 

Me armë qëllojnë edhe Ervis Martinaj e Eljon Hato si dhe tre personat e tjerë të tavolinës përballë duke e kthyer gjithçka brenda lokalit në "Far West". Një prej autorëve është larguar me një automjet dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Titi: 05/10/2018 14:13

    ENVER HOXHA. NA RROF KARIN KETO JAN RRUSPIRA PA PIK MORALI DHE NDERI FEMRA DEMEK KENGETARE QE SHKERDHEHEN PER LEKE O TRAP

    Përgjigju
  • Qytetari: 05/10/2018 13:44

    Po shoku Enver Hoxha mire e ke pasthene Se kush ngacmon Grate Vdekja i pret Po po vdekja Sepse ne kete shtet me keta politikane Salire Ilire Lulezime ndertuan nje kala te forte ne Drejtesi me Prokurore dhe gjygjtare te koruptuar deri ne palce Qe nuk jepnin drejtesi ne kembim te parave dhe i ncirnin nga Burgu si te pafajshem Dhe cfare po ndoll tani Ne Shqiperine tone Shqipetaret po ndergjegjsohen se Shqiperia ne Gjykata nuk jep drejtesi Atehere ?? : Fillojme te zbatojme Ligjet e Kanunit Kjo po ndoll tani i dashur popull Shqipetar Qe haku po shkon tek i Zoti

    Përgjigju
    • Pika: 05/10/2018 18:12

      Na ca pika dhe presje falas, vendosi te komenti. .............,,,,,,,,,,,

  • Fredi: 05/10/2018 13:29

    Hahahhh bajgëri e gjallë neandërtalësh! Vetëm në Rendin Primitiv njerëzit e egër vriteshin për vajza, tokë dhe bagëti, me te vetmin ndryshim se nëpër duar mbanin per armë shkopinj, gurë, kocka mamuthësh etj. Motivi primitiv, turp per kete motiv kaq të prapambetur. Prapambetje dhe vetëm prapambetje!

    Përgjigju
  • enver hoxha: 05/10/2018 12:54

    kush ngacmon femra te shoqeruara vetem vdekja i pret..

    Përgjigju
    • Fredi: 05/10/2018 14:04

      Hahahahah o Enver paske mut në kokë në vend të mendjes!

    • Vlonjati: 05/10/2018 13:50

      Perplasje titanesh,more to come

    • ygd: 05/10/2018 13:43

      ca kari

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit