Ish deputeti Lefter Maliqi thotë se zgjedhjet e 11 majit u vodhën nga qeveria, por se edhe opozita bëri gabimet e saj. Në një intervistë për "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv, Maliqi u shpreh se një ndër gabimet e PD, ishte futja në zgjedhje me lista të mbyllura.
“U fut Tahiri në burg, nga një Lazarat, u mboll Shqipëria me drogë. Qëllimi i tij ishte sa më shumë lekë, të lobonte me ndërkombëtarët dhe më pas të largonte LSI, pra lobime. Mandatin e dytë, bashkë me Soros, këmbëkryq, çau opozitën, hoqi vulën, futi arrest shtëpie, goditi Ilir Metën pas presidencës. Kishte mbështetjen e Sorosit, bëri këtë lojë për goditjen e drejtuesve politikë të opozitës dhe u pasurua në mënyrë marramendëse. Nga një skandal, pason në skandal tjetër. Vota është blerë. PS dhe PD, elektoratin e tyre e kanë te 500 mijë vota, elektorat të drejtpërdrejt, pastaj kush është i zoti të blejë. Edhe PD, prandaj po bëhet analiza, pati gabimet e veta, për shkak të listave të mbyllura. Unë mora 5300 vota i vetëm. Edhe zoti Berisha e ka pranuar që ky sistem është shumë i keq, korruptiv dhe duhet ndërrimi i sistemit. Po nuk qenë listat e hapura si në Kosovë, është e vështirë fitorja përballë këtij regjimi.", theksoi ai.
Maliqi deklaroi se PD duhet të bëjë analizë të shpejtë dhe të bashkohen të gjithë zërat opozitarë.
"PD i lind për detyrë analizë e shpejtë, fryma, bashkimi i të gjithë zërave, kjo është e domosdoshme për t'u bërë. Jemi në një situatë alarmante, vij nga baza e Kuçovës, Beratit, Skraparit. Ka shpopullim total. Ke një vjedhje abuzive, kam bërë 11 kallëzime për tendera korruptive dhe abuzimet me detyrën në SPAK. Do jem sërish ditën e martë në SPAK. Në SPAK, kam marrë përgjigje vetëm për 4 çështje nga Dumani. E tha Arben Ahmetaj, dhe çfarë ka thënë ka dalë, edhe pse është vetë fajtor.", nënvizoi Maliqi.
Sipas tij, në protestën e radhës PD nuk duhet të mbajë vetëm fjalime e të ndezë dritat e celularëve, por të ngrejë çadra apo të rrethojë Kryeministrinë, derisa vendi të kalojë në qeveri teknike.
Maliqi tha se mbështet çdo zë ndryshe në parti, duke iu referuar lëvizjes së Salianjit.
"PD në datë 24, duhet të marrë vendim final, ngritje çarde, rrethim Kryeministrie, derisa sa vendi të kalojë në qeveri teknike. Me Edi Ramën. Do kandidoj, se ma grabitën bashkinë për 300 vota. Unë fitoj se më duan socialistët e ndershëm dhe demokratët e ndershëm. Nëse unë do isha në listë të mbyllur, do merrnim mandatin e tretë në Berat. Unë isha jashtë bashkëpunimit. Unë e kam për krenari oficer policie. Mandati i tretë në Berat, u humb nga drejtimi i keq. Nuk ka rrugë tjetër për opozitën, qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.
Donte fitoren, nga mëngjesi në darkë, patëm disa gabime për shkak të sistemit dhe drejtuesve që nuk punuan si Berisha. Në Bashkinë Kuçovë, ka 25% të elektoratit. Ka nevojë për riorganizim total të PD. Unë vlerësoj çdo zë ndryshe dhe jam për bashkimin opozitar. Çdo forcë politike duhet, duhet bashkim dhe front opozitar. Në zonat e majta, për zgjedhjet lokale, kandidatët duhet që të dalin që tani. Do shkojë njeri i fortë. Duhet të nisë që tani. Kam qenë gjithmonë unë pranë njerëzve.", përfundoi Maliqi.
Komente










