Sandy, bilanci i viktimave shkon
48, rrezik centralët bërthamorë

Sandy, bilanci i viktimave shkon<br />48, rrezik centralët bërthamorë
NJU JORK - Bilanci i viktimave nga uragani Sandy shtohet nga ora në orë. Sipas disa mediave agjensisë italiane të lajmeve ANSA deri tani janë 48 të vdekur në bregun lindor të SHBA-së, duke përfshirë 18 viktima në qytetin e Nju Yorkut të cilat konfirmohen nga kryebashkiaku Bloomberg. Është regjistruar një i vdekur dhe në Kanada. Rreth 8.1milionë amerikanë janë ende pa energji elektrike.

3 centralë bërthamorë janë mbyllur, duke përfshirë atë të Indian Point, afër Nju Yorkut dhe atë të Hancock Bridge në Nju Xhersi.

Si të mos mjaftonin të gjitha dëmet, është edhe alarmi rreth centralit bërthamor të Oyster Creek, në jug të Nju Xhersit, i cili ndodhet në një zonë të përmbytur.

NJU YORKU ZGJOHET I SHKATERRUAR
Ora 11:00- Nju Jorku duke u gdhirë mëngjesi i sotëm, dukej si një film ku çdo gjë ishte shkatërruar. Një natë pasi qyteti që nuk fle kurrë u gjunjëzua nga stuhia Sandy. Uragani i kthyer në një stuhi, sapo përplasi brigjet jugore në Nju Xhersi, shkaktoi përmbytje rekord dhe ndërprerje masive të energjisë elektrike. Presidenti deklaroi gjendjen e katastrofës në Nju Jork dhe Nju Xhersi 

Qendra Kombëtare e Uraganëve e përkufizoi ciklon post- tropikal që mbetej megjithatë i rrezikshëm me erëra 85 milje në orë, dhe reshje të rrëmbyeshme shiu. Stuhia zbarkoi rreth orës 19:00, sipas kohës lokale, të ditës së djeshme duke përmbytur stacione metrosh, rrugë e tunele dhe duke lënë 6. 5 milionë persona, përfshi këtu dhe Manhatan, pa energji elektrike. Ndërkohë që në Nju Xhersi reaktori 1 i centralit bërthamor në Hancocks Bridge ndaloi së funsksionuari.
 
Viktimat raportohen në Nju Xhersi, Nju Jork, Maryland, Karolinën e Veriut, West Virginia, Pensilvania dhe Connecticut. Disa nga viktimat u vranë pasi u goditën nga pemët e rrëzuara. Ndërkohë që një viktimë u shënua në Kanada informon fox news. Blac out edhe në lagjen nr 30 të Lower Manhattan për shkak të një shpërthimi transformatori duke lënë drita 350 mijë banorë.

NDALON REAKTORI BERTHAMOR NE NJU XHERSI
Reaktori 1 i centralit bërthamor në Hancocks Bridge, Nju Xhersei ndaloi pasi katër prej gjashtë pompave të saj nga ftohja dolën jashtë funksionit, për shkak të dëmit të shkaktuar nga kalimi i uraganit Sandy.
Pak orë më përpara autoritetet në Nju Xhersi lëshuan alarm në centralin bërthamor, duke thënë se rritja e nivelit të përmbytjeve mund të bëjë që centrali të shfrytëzojë furnizimet emergjente me ujë për të ftohur shufrat e uraniumit.

NJU JORKU ZGJOHET I SHKRETE
Mëngjesi pas stuhisë ka një klimë të pabesueshme në rrugët e Manhattanit. Ka shumë pak makina që kalojnë nëpër rrugët kryesore. Për më tepër, tuneli që e lidh atë me kontinentin është akoma mbyllur. Nuk ka asnjë autobuz, as taksi, as taksitë e verdha të famshme. Shumë pak njerëz janë nëpër rrugë. Përveç kësaj, shkollat dhe zyrat publike do të rrinë mbyllur dhe sot, njësoj si në Wall Street.

Heshtja e çuditshme për një metropol si Nju Yorku është thyer herë pas here vetëm nga sirenat e zjarrfikësve që kanë që dje që ndihmojnë intesivisht, sidomos në ndërtesat që janë pushtuar nga ujërat e lumejve Hudson dhe East. Edhe shumë stacione të metrosë janë pushtuar nga uji, pavarësisht se pompat kanë disa orë që funksionojnë. Ndoshta do të duhen ditë që çdo gjë t’i kthehet normalitetit.

Pjesa më e madhe e Manhattanit të ulët qëndron pa energji elekrike, ndërkohë që teknikët e shërbimit energjetik të Nju York-ut po punojnë në një luftë me kohën. Rreth zonës së Times Square dhe në vendet e mbushura zakonisht me njerëz, ashtu si në zonat e Grand Central, rrugët janë pothuajse të braktisura. Përpara ndonjë dyqani shikohet ndonjë person që fillon të numërojë dëmet e shkaktuara nga superstuhia.
Në Central Park punëtorët e pyjeve po punojnë për të larguar degët e rëna dhe për t’u siguruar që nuk ka rrezik për rënien e pemëve.

Kthimi në normalitet i Nju York-ut, pas kalimit të Sandy duket ende larg.

OBAMA SHPALL GJENDJEN E KATASTROFES NE NJU JORK E NJU XHERSI

Presidenti amerikan, Barack Obama dekretoi sot "gjendjen e një katastrofe të jashtëzakonshme" në shtetin e Nju Jorkut pas kalimit në këtë rajon të urganit ''Sandy'', që ka prekur rendë të gjithë brigjet e lidore të SHBA-së, duke përmbytur pjesën më të madhe të Manhatanit.
''Ky vendin mundëson zhbllokimin e fondeve federale në ndihmë të presonave të prekur nga katastrofa në distriktet Bronx, Kings, Nasau, Nju Jork, Riçmond, Sufolk, dhe të Kuins", thekson Shtëpia e Bardhë në një deklaratë për shtyp, të bëtë pak minuta më parë. ''Gjendja e katastrofës së jashtëzakonshme u dekretua po ashtu edhe për Nju Xhersin'', vijonte deklarata e Shtëpisë së Bardhë.

SITUATA

19 punonjës të një centrali elektrik ishin bllokuar në një stacion elektrik në lindje të Nju Jorkut ndërkohë që mbrëmjen e djeshme një spital u evaukua pasi shpërtheu gjeneratori dhe spitali mbeti pa energji elektrike.

Qytetet kryesore amerikane nga Washingtoni në Nju Jork kanë pezulluar çdo transport publik (trena, autobusë, aeroplanë) dhe miliona njerëz janë detyruar të qëndrojnë në shtëpitë e të mos dalin në punë. Mijëra fluturime janë anuluar.

Se sa janë dëmet e shkaktuara nga kalimi i uraganit priten të bëhen më të qarta gjatë ditës së sotme, ndërkohë nuk dihet se sa shumë kohë do të duhet për të rikthyer sistemin e transportit të Nju Jorkut në normalitet.  

Presidenti Barak Obama anuloi veprimtaritë e tij të fushatës zgjedhore për të monitoruar uraganin nga Shtëpia e Bardhë, dhe u bëri thirrje amerikanëve që të marrin parasysh paralajmërimet lidhur me natyrën e rrezikshme të uraganit Sandy.

Uragani Sandy shkaktoi vdekjen e të paktën 65 personave në Karaibe javën e kaluar para se të lëvizte në drejtim të Shteteve të Bashkuara.

LIVE
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ngeli shtatzënë brenda BBVip apo jashtë? Sara Gjordeni flet për pritjen e embël

Ngeli shtatzënë brenda BBVip apo jashtë? Sara Gjordeni flet për pritjen e embël