Expo Albania është qendra multifunksionale e Tiranës moderne të së ardhmes.
Projekti i studios së arkitektit amerikan Steven Hall u shpall fitues i konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e qendrës së re të panaireve “Expo Albania”, ku garuan 5 skuadra me prestigj në botën e arkitekturës bashkëkohore.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe pamje si do të jetë projekti, ndrërsa e cilëson si një xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkohorë në Tiranë.
‘Mirëmëngjes dhe me projekt-idenë fituese të arkitektit të famshëm amerikan Steven Holl, në finalen e konkursit ndërkombëtar për EXPO ALBANIA, që do të jetë një kompleks modern për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme, si edhe një tjetër xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkohorë në Tiranë, për një ofertë të re për Shqipërinë 2030,u uroj një ditë të mbarë.’- shkruan Rama.
-
Se pari,pjesa kryesore e brendshme e nderteses ngjan dicka midis nje hangari avionesh dhe warehouse (magazine).Si projekt fitues,i bere nga nje i huaj dhe aq me teper me nje arkitekture moderne,supozohet te jete dicka me pamje qindra here me te mire se ekspo./Shqiperia sot/dikur! Se dyti,ku do te ndertohet? Nga pamjet e projektit duket sikur eshte ne fund te botes! Se treti,eshte mbyllur dega e arkitektures ne UT qe vetem te huaj fitojne gjithemone?!
Përgjigju -
Kujdes se do ju fus uje catia.
Përgjigju -
Vetem bravo per kete njeri qe po transformon shqiperine!
Përgjigju -
..aty poshtë Digës së Liqenit artificial të Tiranës, duhet nderuar...sepse është në harmoni me mjedisin rreth e rrotull!..nga pasarela mbi Digën e Liqenit do dukej shumë bukur!..mjaft me Kulla të larta,bëje Lulishte o Shpëtimtari ynë!
Përgjigju -
Duhet një plan Rregullues e unifikues i Gjithë Lagjeve të vjetra të Tiranës,me lyerje e suvatime ..me lirim hapësirash publike...,ku trotuari e rruga të jenë lineare..e ku rrugët të gershetohen e lidhen midis tyre!
Përgjigju -
Kam shume deshire te shikoj nje xhevahir te arkitekteve shqipetare.
Përgjigju -
Shume mire me projektet e reja. Nje pyetje kisha une, po me keto lagjet dhe ndertesat egzistuese cfare behet. Duket Tirana neper lagjet e vjetra si nje hale e madhe.
Përgjigju-
Mos ki merak se do i prishim dhe aty do ngulim perbindesha.
-











Komente
Komento