POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Sarandë/ Drejt zhdukjes totale Manastiri i Shën Mërisë, kryeplaku i fshatit: Jo vetëm të vidhet, të bëhet diçka

Një ndër kishat më të vjetra dhe me vlera të rralla të trashgimisë kulturore rrezikon shembjen. Bëhet fjalë për kishën e Shën Mërisë në manastirin e Krorezës e cila daton që prej viteve 1600.

Shkak për këtë është bërë moskujdesi nga strukturat përkatëse, duke bërë që rrënjët e pemëve të depërtojnë në mure, që sjell për pasojë edhe degradimin e tyre. I ndodhur rreth 2 orë me këmbë larg rrugës, ky manastir vizitohet kryesisht nga turistë të aventurës, të cilët shtohen dita-ditës. Por ky fakt nuk i bën përshtypje autoriteteve të trashgimisë kulturore. Ndërkohë edhe kisha e Shën e Premtës në Lukovë po shkon drejt rrënimit total. Kryetari i fshatit Lukovë, shprehet se rrënimi i kishës ka filluar prej kohësh, por prej 6 muajsh ajo është drejt shembjes totale.

Kisha e Shën Premtes në Shën Koll ka nisur rrugën e rrëzimit prej kohësh. Kanë ardhur arkitektë nga Vlora dhe Saranda, na kanë dhënë fjalën se do të riparohet. Asnjëri nuk e dëgjoi llafin tonë, ky s’është vetëm llafi im, por i gjithë banorëve në Lukovës. Të dëgjohet llafi, të bëhet diçka, jo vetëm të vidhet.

Niqifor Butsi, Kryetar i fshatit Lukovë

Report Tv ka kërkuar të marrë informacion tek zyra e monumentev në Vlorës, por drejtori i këtij institucioni, Orgest Feimi nuk jep asnjë përgjigje në lidhje me këtë problematikë nëse ka apo jo ndonjë projekt për rehabilitimin e këtyre monumenteve të rrezikuara.

Kujtojmë se përgjatë vitit të kaluar në zonën e Sarandës është shembur edhe Kisha e Shën Thanasit ne Leshnicë, objekt i trashëgimisë kulturore.

f.g./b.ha.
Komento

Komente

  • life: 31/08/2018 21:02

    ti bej janullatos apo ka interes tjeter dhe jo fetar

    Përgjigju