Me ullinj dhe agrume, ja si e mbollëm Shqipërinë! Shkencëtari tregon në 'Esencë': Nga Zogu trashëguam 1.8 milionë rrënjë! Eshtë shkëmbyer edhe me flori

Përballë gazetarit Eljan Tanini për emisionin "Esencë" në Report TV, shkencëtari i ullirit Hairi Ismaili tregoi eksperiencën e tij në lidhje me bimën më të bukur në botë, atë të ullirit. Ai tha: 

Hairi Ismaili:  Populli shqiptar e ka respektuar gjithmonë bimën e ullirit, ka qenë dhe është bimë prioritare. Nga Ahmet Zogu, Shqipëria trashëgoi 1.8 milionë rrënjë ulliri. Qeveria moniste i dha prioritet ullirit duke konkuruar çdo alternativë tjetër dhe duke u regjistruar me të gjitha veprimet në të. Ulliri është shkëmbyer edhe me floririn. Une e mas jetën e ullirit me një mënyrë morfometrike ku për nga vjetërsia matet prej karbonit. Shqipëria e nisi mbjelljen e ullirit nga 380 mijë tokë arë, duke krijuar programe kombëtare për shtimin e tokave, ku në to hynin edhe tarracat. Kështu nisën programet 5 dhe 10 vjeçare. Brezaret ishin efikase, kështu u mboll Lukova me ullinj dhe agrume. Vlorë, Sarandë, Jonufër, Borsh, Ksamil u mbushën me ullinj dhe agrume. Industria ishte e destinuar për ullirin e tryezës dhe atë të eksportit.   
Eljan Tanini: -Si ka mundësi që prodhonim kaq shumë vaj ulliri dhe për vete hanim vaj kikiriku dhe luledielli? 
Hairi Ismaili: -Sepse përdorej vaj i ullirit për shumë klering. Ulliri është bimë mirësie. 

Esencë, çdo të martë dhe të premte ora 23:00 në ekranin e Report Tv.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:34
"8 milionë pemë ulliri kishte Shqipëria e Madhe!", shkencëtari në "Esencë": Vendi ishte në kulmin e zhvillimit të agrumeve

 

Përballë gazetarit Eljan Tanini, shkencëtari i Ullirit Hairi Ismaili tregoi eksperiencën e tij në lidhje me bimën më të bukur në botë, atë të ullirit. Ai foli duke u përgjigjur me statistika sipas punës së tij kërkimore.  

-    Nga Ahmet Zogu, rejgjimi monist trashëgoi 1.8 milionë rrënjë ulliri shumë shekullore. 300 mijë bimë ulliri ishin mbi 2 mijë vjeçare, 100 bimë ulliri ishin 3 mijë deri në 4 mijë vjeçare. Me 380 mijë hektar tokë arë nisëm ne punën me mbjelljen e ullirit. Shqipëria duhet të shtonte forcat. Shqipëria në demokraci, në fillimet e saj kishte rreth 1 milionë e 300 mijë rrënjë agrume, në 2500 hektar tokë. Trashëguam pas vititi 1990, 6 milionë e 500-600 mijë rrënjë ulliri, 46 mijë hektar tokë të ullirit. Niveli i dendësisë së ullishteve shkonte 400 bimë për hektar për mono kulturë, 600-700-800 në bazë të species. Shumë vende që ishin miq të asaj kohe kërkuan specialiste nga ne. Fidanët e Shqipërisë i kemi dërguar përmes transportit detar ne vendet që e donin ullirin tonë. Ullinjtë, në territoret shqiptare në vitin 1912 ishin rreth 8 milione  100 mijë. Shqipëria ishte në kulmin e zhvillimit të agrumeve dhe të ullirit. Ka patur vite kur ulliri në prodhim ishte 63 mijë ton. Industria ishte e destinuar për ullirin e tryezës dhe atë të eksportit. 23 milionë rrënjë ulliri u mbollën nga viti 1960-1990. Gjallë mbetën vetëm 4 milionë rrënjë. Sot Shqipëria mund të ketë 1 milionë bimë agrumesh. Sot Shqipëria mund të ketë mbi 12 milionë rrënjë ulliri, por faktikisht fermeri nuk mbështetet nga shteti. Shqipëria ka 64 varietete të ullirit vendas. 14 varietete janë autoktone të agrumeve shqiptare. Ne si institut certifikuam të parët varietetin vendas.

Esencë, çdo të martë dhe të premte ora 23:00 në ekranin e Report Tv 

 

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 11/11/2023 11:52

    Kemi pasur ullinj. Si kishte mundësi që në Shkodër i hanim një herë në dy vjet dhe atëherë na i dhuronte një mik nga Vlora?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit