Në Tiranë për dokumentarin/ Mafiozi shqiptar John Alite: Kujtojnë se aktroj, por kam ndryshuar

John Eduard Alite, një nga mafiozët më të mëdhenj amerikanë të viteve 80-90  me origjinë shqiptare ka ardhur në Tiranë bashkë me regjisorin e dokumetarit “Gansteri Perfekt’ që i dedikohet jetës së tij. Alite, i njohur si Alleto në SHBA ka folur për historinë e tij, një mafioz që ka bërë mbi 100 krime dhe pastaj kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë.

Mafiozët që kanë bërë qindra krime, por më pas janë penduar dhe kthehen në rrugë të mbarë nuk janë  vetëm në skenarë filmash. Këtë e argumenton regjisori AndiDeliana, që ka bërë filmin dokumentar “Gansteri Perfekt’ për mafiozin shqiptarë JohnEduardAlite, i njohur në botën e krimit amerikan si “JohnnyAlletto”.

Premiera u shfaq këtë të enjte në një nga kinematë e Tiranës. Vetë personazhi kryesor në fokusin e këtij filmi erdhi në Tiranë për të bashkëbiseduar me shikuesit dhe medien. 


John Eduard Alite në Tiranë

Filmi tregon se si Alite u kthye në një të penduar që bashkëpunoi me drejtësinë. Ai ishte “krahu i djathtë” i familjes mafioze Gambino dhe padrinosJohnAngeliGotti-t në vitet 80-90. Që na viti 2003, kur zbuloi se e kishin vënë në shënjestër për ta vrarë, fshihet në Europë. Shpallet në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, ndërkohë që fshihej në Brazil.

Ekstradohet pas një burgimi në Amerikë dhe dënohet vetëm me 10 vjet burg, për akuzat si pjesëmarrës në krime; vrasje, vënie gjobash, drogë, vjedhje, sepse nisi të bashkëpunonte me autoritetet federale amerikane duke dhënë dëshmi për familjet e mëdha mafioze dhe bashkëpunëtorët e tij.  

Alite lirohet nga burgu me kusht, me statusin e të penduarit dhe mbrojtjes së dëshmitarit. Tashmë për Aliten sfida është t’i tregojë botës se të qenit një gangster i përket të shkuarës.

Është një  ndryshim i vështirë pasi  njerëzit më njohin mua si një gangster. Kur ata më shikojnë apo flasim me mua,  më shikojnë si një gangster dhe nuk duan që unë të ndryshoj. Shumë njerëz mendojnë se unë duhet të ndryshoj mbase disa të tjerë e shikojnë këtë si një lloj aktrimi. Pra është e vështirë të ndryshoj pasi bota kështu me njeh.  Nuk jam dorëzuar asnjëherë si në rastet kur jam goditur me thikë por jam ngritur nuk kam qëndruar në tokë. Po ashtu edhe në rastet kur kanë tentuar të më vrasin nuk jam dorëzuar. Sikurse në rastet kur flasin keq për mua jam, përballur me gjithkënd. Janë shumë njerëz në Shqipëri që janë me mua . Nga ana tjetër kemi këtë propagandën e mafiasitalo amerikane qëçfarë nuk kanë thënë. Për mua ata janë të dobët.

John Eduard Alite

JohnAlite-s, u kthye në kujtesën e publikut amerikan me librin bestseller “Gotti’s Rule”, (Rregullat e Gotti-t) si personazhi qendror i këtij libri, të bazuar mbi historinë e vërtetë kriminale të tij, shkruar nga gazetari investigativ amerikan GeorgeAnastasia.

Bëmat mafioze me Gambinot, ngritja e tyre në hierarkinë e krimit mafioz, dhe forca për t’u kthyer në njeri të drejtë janë bërë subjekt filmash e librash, ku nis të ngjallet respekt dhe admirim ndaj të penduarit JohnAlite-s.

Ora 12:27
Ish-mafiozi shqiptar në NYC me origjinë nga Gjirokastra, dua që të rinjtë të më shohin si idhull
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Prend Lemaj: 15/06/2018 19:31

      Pergjigja: Zoteria esht njeri I mencur qe dhe pse me te femiri te veshtire u ngrit nga rruga per tu ber njeri me zemer dhe me ideale. Esht shembull i njohur ne amerike me te tjere ish kriminele qe jan emancipuar dhe bile I jane dedikuar fese. Ka gjithmone nje mundesi per te bere mire ne jete e ta fitosh shpirtin e humbur. Cfare ka gabim ktu o idiot qe shkru budalleqe pa e njoh historine e tjeterit. Kete e adhurojn ne amerike e Shqiperi Sprishet puna se del nje trap si keta qe vjellin vrerin e vet kot me kot sa me sha robt. Po kur ske ber asgje me jeten tende do gjesh rast me sha. Ne fakt nxjerr dufin me veten. Shko bej noj dor thashetheme se kaq e ke takatin o qefail megjith kte qe e shkruan posht teje. Dy kunguj

      Përgjigju
    • qefail: 15/06/2018 00:48

      vetem ne albanistan ndodh kjo

      Përgjigju
    • Gangesteri: 14/06/2018 22:01

      Eshte budallek qe nje njeri qe ka vrare me qindra te trajtohet me kaq respekt. Dicka eshte gabim me njerezimin

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      A ka politika frikë nga SPAK-u?



    ×

    Lajmi i fundit

    Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

    Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë