Shkencëtarët italianë bëjnë zbulimin e shekullit në planetin Mars: Ka jetë (Foto)

Shkencëtarët italianë bëjnë zbulimin e shekullit në planetin Mars: Ka jetë (Foto)

Një grup shkencëtarësh italianë kanë bërë zbulimin e shekullit në Mars. Jo shumë larg Polit të Jugut është zbuluar për herë të parë një liqen me ujë në gjendje të lëngshme. Liqeni ndodhet në zonën e quajtur Planum Australe dhe është 1.5 kilometra nën tokë, ka një diametër prej njëzet kilometrash dhe një thellësi prej disa metrash.

Sipas shkencëtarëve italianë, ky liqen është një tregues i jashtëzakonshëm se në Planetin e Kuq mund të ketë jetë. Corriere.it shlruan se liqeni i zbuluar është i mbuluar me akull.  

Edhe në kërkime të mëparshme janë gjetur shenja të mundshme për ujë të rrjedhshëm në sipërfaqen marsiane, por kjo është hera e parë që gjendet “trup” i qëndrueshëm uji në planet.

NASA ka treguar se edhe në të kaluarën ka patur ujë në sipërfaqen e Marsit, por klima në planet ka ndryshuar duke u ftohur për shkak të atmosferës së hollë të tij, duke e kthyer pjesën më të madhe të ujit në akull.

Profesori Roberto Orosei shprehet se nuk ka ndonjë sipërfaqe të madhe por gjetja e tij është thelbësore. “Nuk është një liqen shumë i madh,” shprehet Orosei, nga Instituti Kombëtar Italian për Astrofizikën, i cili udhëhoqi studimin. Skuadra e kërkimit ëhstë shprehur për Corriere.it se shtresa e ujit është më pak se një metër e thelllë. Zbulimi u realizua duke përdorur “Marsis”, një mjet radar në bordin e Orbiterit “Mars Express”.

Grupi i shkencëtarëve zbulues përbëhet nga 22 studiuesve që i përkasin qendrave kërkimore dhe universiteteve italiane me tre protagonistët kryesorë: Enrico Flamini (ASI shkencëtari kryesor), Elena PETTINELLI (kreu i laboratorit fizikës aplikuar për të Tokës dhe planeteve të 'Roma Tre University') dhe Roberto Orosei (Instituti Kombëtar i Astrofizikës Inaf), nënshkrues i parë i shkrimit në Shkencë. Studimet kanë nisur që në vitin 2003 në muajin qershor

Në thellësinë në  të cilën ndodhet liqeni temperatura duhet të jetë edhe nën zero gradë, por prania e kripërave të tilla si ato që gjenden nga sonda “Phoenix NASA” ka lejuar që uji të ruajë gjendje të lëngët.

"Ky zbulim është një nga më të rëndësishmet në vitet e fundit", nënvizon Roberto Battiston, president i ASI. "Për dekada me radhë sistemi italian i hapësirës është angazhuar në kërkimet në Mars me Esa dhe NASA. Rezultatet MARSIS konfirmojnë përsosmërinë e shkencëtarëve tanë dhe teknologjinë tonë, dhe janë një provë e mëtejshme për rëndësinë e misionit të ESA ExoMars që nën udhëheqjen italiane në vitin 2020 do të arrijë në planetin e kuq për të kërkuar për gjurmë të jetës,"- vijon ai më tej.

Në fakt, liqeni ofron kushtet e nevojshme për praninë e formave të jetës. Liqeni nëntokësor është i mbrojtur nga rrezatimet ultravjollcë dhe të tjera që spastrojnë sipërfaqen. Për më tepër prania e ujit me kripëra dhe shkëmbinj që ofrojnë elementë të tjerë, krijon një mjedis të ngjashëm me liqenet e tjera të gjetura në Tokë në të cilën ekziston jeta.

Ora 21:41
Shkencëtarët italianë bëjnë zbulimin e shekullit në planetin Mars: Ka jetë (Foto)
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      A ka politika frikë nga SPAK-u?



    ×

    Lajmi i fundit

    Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

    Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës