'Shkodra Jazz Festival në Tiranë', Markelian Kapidani: Detyrë, të bëhem promotor këtu

Tingujt në Shkodra Jazz Festival synojnë, që ndjenja e lirisë kulturore në një qytet me traditë të lashtë muzikore dhe artistike, si Shkodra të rikthehen në një “kolonë zanore”.  Por, në këtë edicion të nëntë të festivalit, udhëtimi i artistëve të “Shkodra Jazz festival” nuk u ndal vetëm në këtë qytet.

Ata mbrëmjen e djeshme u performuan edhe në tarracën e Pallatit të Kulturës në Tiranë. Kompozitori i njohur Markelian Kapidani rrëfen lidhjen e tij me jazz-in.

 Ideja është që ta zhvillojmë më shumë festivalin, duke përfshirë edhe qytete të tjera, prandaj edhe në kuadër të festivalit Shkodra jazz festival edhe edhe Shkodra jazz on tour, këtë e kemi si pikënisje për Shqipërinë edhe pse kemi bërë edhe koncerte të tjera jashtë Shqipërisë.

Markelian Kapidani, kompozitor

Këtë vit, në Shkodra Jazz Festival, Rrok Academy u pasurua edhe nga dega klasike e drejtuar nga violinisti shkodran Paçalin Pavaci, një emër i shquar në skenat ndërkombëtare, i cili solli bagazhin e tij në shërbim të të rinjve. 

Pavaci rikthehet të luaje për të parën herë në atdhe, pas largimit nga Shqipëria në vitet 90, pasi luajti në skenat ndërkombëtare më me emër. Isha shumë i surprizuar nga numri i nxënësve edhe larmishmëria, sepse nuk ishin vetëm nga Shkodra, por nga gjithë Shqipëria.

Florian Jakaj, drejtor artistik i Festivalit

Ky festival është edhe një nderim për emrin e violinistit të njohur Rrok Jakaj. 

Rroku është shok i vjetër, është pikënisja e këtij festivali. Ka humbur jetën para disa vitesh edhe ky festival lind pikërisht për dëshirë të ti, është vëllai i vogël i Rrokut edhe ne shokët e tij jemi mbledh me dëshirën për ta çuar para festivalin, jo vetëm në Shkodër, por edhe në qytete të tjera, siç jemi në Tiranë.

Markelian Kapidani, kompozitor


Rroku ishte një person i veçantë, ishte një energji e vërtetë, ishte një person që krijonte. Ishte një pus i pafund i krijimtarisë artistike edhe luante çdo lloj muzike, atë klasike, por edhe flamengo, rrok e muzikë bashkëkohore, por edhe jazz-i ishte pasioni i tij më i madh.

Florian Jakaj, drejtor artistik i Festivalit

Shkodra Jazz Festival dha koncertin e fundit në Pallatin e Kulturës në Tiranë. Ndërsa, edicioni i dhjetë është menduar që të vijojë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët