Shpërndanin doza heroine, kush janë tre 'biznesmenët' nga Korça

Shpërndanin doza heroine, kush janë tre 'biznesmenët' nga Korça

Foto Ilustruese

Tre persona janë ndaluar nga Policia e Korçës, me akuzën e shpërndarjes së drogave të forta të llojit herioninë, në doza të vogla. 
Gjatë kontrollit të policisë në aktivitetet në tyre janë shpërndarë 13.2 gr Heroinë dhe një peshore.

Arrestimi i të dyshuarve të identifikuar si:  Julian Gega (Mingo), 39 vjeç; Mikel Mingo, 24 vjeç, dhe
Mondi Mingo, 42 vjeç, të tre banues në Korçë, u bë në bizneset respektive ku edhe u gjet lënda e ndaluar.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohet 13.2 gr lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Julian Gega (Mingo), 39 vjeç

Mikel Mingo, 24 vjeç, 

Mondi Mingo, 42 vjeç, të tre banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në dyqanin në pronësi të shtetasve Mondi dhe Mikel Mingo, në lagjen nr 9 Korçë, të marrë në përdorim nga shtetasi Julian Gega, si edhe gjatë kontrollit fizik të këtij të fundit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

13.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, e ndarë në doza.

1 peshore.

Gjithashtu shtetasi Julian Gega, tek dyqani i cili shërbente si servis celularësh, tregëtonte aparate satelitore pa dokumentacionin dhe autorizimin përkatës, si edhe rreth 300 aksesorë të ndryshëm telefonash, për të cilat nuk dispononte fatura.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 283/2 , 149/a dhe 180 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

21 janari, 'CRIME STORY' publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv

21 janari, 'CRIME STORY' publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv