‘S'pranoi të ktheheshim bashkë’, Pjetër Ndrecaj rrëfehet pasi vrau gruan dhe të bijën 9-vjeçare

‘S'pranoi të ktheheshim bashkë’, Pjetër Ndrecaj rrëfehet pasi vrau gruan dhe të bijën 9-vjeçare

Autori i krimit në Gjakovë, Pjetër Ndrecaj

Autori i vrasjes së dyfishtë në Gjakovë ka rrëfyer sot motivet që e shtynë të kryente veprën kriminale. Pjetër Ndrecaj është shprehur se i vjen shumë keq për ngjarjen ku gruaja e tij Valbona Ndrecaj dhe vajza e saj 9-vjeçare mbetën të vrara.

Lajmi.net shkruan se deklarata e Ndrecajt është bërë në seancën gjyqësore e cila është mbajtur në repartin e psikiatrisë ku prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit. Gjykata ka marrë vendim që Ndrecaj do qëndrojë në paraburgim  për një muaj me vendim të gjykatësit, Shaqir Zika.

Mbrojtësja e të dyshuarit, avokatja Fehmije Zhubi, ka deklaruar se kërkesa për caktimin e paraburgimit është e ashpër dhe se prokurori nuk e ka arsyetuar mirë dyshimin dhe se nuk janë plotësuar kushtet ligjore sepse i mbrojturi i saj nuk ka pasur për qëllim t’i privojë nga jeta të ndjerat.

Në seancë sipas vendimit  shkruhet se kanë qenë prezent, gjyqtari Shaqir Zika, prokurori i shtetit Agron Matjani, i pandehuri Pjetër Nrecaj me mbrojtësen e tij, Fehmije Zhubi si dhe psikiatri Dr.Zef Komani.

Në fjalën e tij para gjykatës, prokurori i shtetit Agron Matjani, i cili ka lexuar kërkesën e prokurorit Ali Uka, ka ngritur pretendimin se Pjetër Nrecaj e ka kryer me dashje vrasjen e gruas dhe vajzës së tij 9 vjeçare.

Në pretendimet e tij, prokurori ka përmendur se qëllimi i të pandehurit ishte që ta bindë të ndjerën që të kthehet dhe të jetojë me të  por kur ajo ka refuzuar i pandehuri e ka kryer aktin.

“Në ditën kritike i pandehuri shkon tek shtëpia e vëllezërve të së ndjerës Valbona për ta bindur për të bashkëjetuar dhe duke qenë se e ndjera Valbona nuk ka dashur të shkon në shtëpinë e bashkëshortit të saj i pandehuri me armën AK-47 shtënë disa herë në drejtim të gruas dhe vajzës duke i privuar nga jeta,”- thuhet në kërkesën e prokurorit.

I njëjti ka sqaruar se i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes për tu dorëzuar më pas në polici. Krimi i dyfishtë në Gjakovë tronditi gjithë opinionin publik në Kosovë. Mbrëmjen e 7 gushtit Pjetër Ndrecaj vrau me armë zjarri ish-gruan e tij, Valbonën dhe të bijën e tij 9-vjeçare.

Pjetër Ndrecaj me gruan dhe 5 fëmijët e tij 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 12/08/2018 14:36

    Eshte mangesi njerezore, qe shumices nga ne, na mungon aftesia e leximit te kriminelit,Sepse ata-kriminelet kane nje alfabet e nje pamje treguese prej krimineli, qe vetem vizuelisht mund ta lexosh para se ai-krimineli te deshmon me ndonje veprim kriminal,si rastin konkret, kuptimesine negative te ndertimit shpirteror.Kjo eshte teme per studim nga lemi i psikologjise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

'Sa vjeç ishe ti në '96 kur na gjakoste Saliu?' Beqiri debaton me Sefën: Firmat piramidale i bënë ish-sigurimsat

'Sa vjeç ishe ti në '96 kur na gjakoste Saliu?' Beqiri debaton me Sefën: Firmat piramidale i bënë ish-sigurimsat